Ilir Meta shkarkohet nga pozita e presidentit

    Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të Shqipërisë.

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

    Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.

    Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.

    Kjo është nisma e dytë për Ilir Metën brenda dy viteve, ku shumica parlamentare kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

    Ndërkaq, ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, duke e quajtur antikushtetues dhe antiligjor. Meta edhe pse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të Komisionit.

    Lajmi Paraprak

    Si ta menaxhoni zilinë dhe xhelozinë në marrëdhëniet tuaja

    Lajmi i rradhës

    Për shkak se fëmijët modernë nuk dinë të mësojnë, ata nuk mund të presin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë