Ilire Dauti – VMRO DPMNE-së: Vetëm ju e dini pse nuk doni që të zbardhet skandali në Onkologji!

    Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti, në seancën e sotme parlamentare ka reaguar ndaj deputetit të VMRO-DPMNE, Petar i cili ka kërkuar dorheqjen e ministrit të Shëndetësisë, pasi ministri ka hapur rrugë hetimi të rastit në Onkologji. Sipas Dautit formimi i një komisioni anketues për skandalin në Onkologji është shumë i nevojshëm, përcjell Nistori.

    “Çdo kush që ngren çështjen e dorëheqjes së Ministrit qe i ka hapur rrugë hetimit të rastit në Onkologji, na bën seriozisht të dyshojmë se nuk duan të zbardhet krimi që ka ndodhur aty para se Ministri i ASh të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë”.

    Dauti hedh dyshimet për të gjithë deputetët që janë kundër komisionit anketues, se a janë për hetime apo për fshehje dhe zvarritje të rastit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ziberi i kundërpërgjigjet Agim Nuhiut: Problemi zgjidhet kur t’i ktheni nxënësit në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë