Me video ruse dezinformohet se një nxënës ka vdekur pasi ka marrë vaksinën Sputnik

    Në fillim të dhjetorit 2021, në një shkollë në rajonin e Moskës, një nxënës 17-vjeçar vdiq në klasë. Për vdekjen e tij, ka dy arsye që qarkullojnë në mediat ruse, por asnjëra prej tyre nuk është vaksina kundër Covid-19. Raportimet e mediave ruse as që përmendin nëse nxënësi ishte i vaksinuar apo jo. Një arsye në të cilën punojnë mjekët ligjor është sulmi në zemër, ndërsa arsyeja e dyta është mpiksja e gjakut.

    Recensojmë një postim në Facebook, në të cilin është shpërndarë një video nga një kamerë sigurie. Videoja e ka origjinën nga Rusia, dhe autori i postimit pretendon se gjoja tregon një nxënës që vdes, pasi ka marrë vaksinën Sputnik. Videoja zgjat 1 minutë e 4 sekonda. Në të shihet se në klasë fëmijët kanë test, dhe mësuesja i vëzhgon. Në një moment nxënësi humb ndjenjat, rrëzohet nga karrigia, mësuesja largohet nga kuadri dhe vrapon të kërkojë ndihmë nga kolegët e tjerë.

    Çfarë në të vërtetë ka ndodhur?

    Në fillim të dhjetorit 2021, në një shkollë në rajonin e Moskës, një nxënës 17-vjeçar vdiq në klasë. Për arsyet e vdekjes së tij, në mediat ruse qarkullojnë dy arsye, por asnjëra prej tyre nuk është vaksina kundër Covid-19. Raportimet e mediave ruse as që përmendin nëse nxënësi ishte vaksinuar apo jo. Një arsye në të cilën punojnë mjekët ligjorë është sulmi në zemër, ndërsa arsyeja e dytë është mpiksja e gjakut.

    Nxënësi vdiq para se të vinin mjekët, ndërsa ka qenë në klasën e 11-të. TV kanali REN, raportoi se shkaku i vdekjes ishte mpiksja e gjakut. Komiteti Hetues i Federatës Ruse është ai që po punon për të zbuluar detajet e asaj që ka ndodhur. Nxënësi para se të ndërrojë jetë ka shkruar ese. Të përmendim se më 1 dhjetor në të gjitha shkollat ​​ruse, nxënësit e klasës së 11-të shkruan ese përfundimtare për provimin shtetëror.

    Në mediat ruse ka pasur një sërë spekulimesh, se shkaku i vdekjes mund të jetë stresi ose ushqimi i pamjaftueshëm. Mjeku i familjes Nikita Karlov, për TV REN tha:

    Stresi, kequshqyerja, që janë reale për një nxënës në Rusi. Ndodhi në shkollë, kështu që fëmija ishte i stresuar, kishte test. Ndoshta prindërit ishin shumë të rreptë. I gjithë gjaku shkon në muskuj dhe në sistemin nervor kur trupi lufton me stresin. Trupi ndihet i rrezikuar për jetën dhe mobilizohettha Karlov.

    Gjithashtu, thuhet se nxënësi ka pasur ulçerë dhe fillimin e gastritit. Duke komentuar vdekjen, gastroenterohepatologu Anatolij Matjuhinthotë se vdekja nga ulçerat me gjakderdhje mund të ndodh nga tre deri në pesë minuta.

    Sipas medias ruse “Kurir”, shkak i vdekjes ka qenë ulçera e hapur që nxënësi e kishte dhe për të cilën dihej prej kohësh.

    Për shkak të fakteve të mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që nxënësi ka vdekur si pasojë e marrjes së vaksinës kundër koronavirusit, Sputnik, por si pasojë e problemeve të tjera shëndetësore.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    RMV, mjekët që përhapin dezinformata duhet të sanksionohet brenda mundësive ligjore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë