Indeksi i Hendekut Gjinor për vitin 2024, RMV renditet në vendin e 58 në botë

    Shkup / Fotografia: Nistori

    Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.

    Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61.

    Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri.

    “Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo vetëm punëtore në punë të klasit normal e pse jo të tregojmë se çdokush sa i ka aftësitë e veta, t’i shfaqim para botës dhe të arrijmë edhe më shumë më mirë e pse jo që edhe një arritje më e madhe të jetë nga një grua”, tha njw qytetare.

    “Reforma në arsim, ndonjë mundësi e re shkollimi, të flitet më shumë për arsimim, menaxhim më i mirë apo ndoshta financim, ofrim i kurseve që të kenë shpresë për të ardhmen”, u shpreh njw qytetare.

    “Duhet të ndryshohet populli dhe politikanët, ata mendojnë vetëm për vete dhe jo për popullin, as për arsimim e sheh gjithçka vodhën e dërguan në shtëpi”, theksoi njw qytetare.

    Krahasuar me një vit më parë vendi ka ngritje për 15 pozita, por përsëri qëndron nga fundi sa i përket radhitjes së Indeksit të Hendekut Gjinor.  Evropa është e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Evropës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Moti i nxehtë në RMV ka ndezur alarmin portokalli

    Lajmi i rradhës

    ASh: VLEN duhej ta largonte Stoillkoviqin dhe jo Sadikin, kjo e vërteton dobësinë e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë