Mickoski: Pa hequr dorë nga interesat nacionale, Bullgaria nuk e heq veton

    Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se dështimi për marrjen e datës gjatë këtij Samiti ishte rezultat i dështimit diplomatik të vendit. Mickoski thotë se është e qartë se pa u hequr dorë nga interesat nacionale, Bullgaria nuk do të heqë veton.

     “Heqja dorë nga pozitat nacionale, gjë që është ofruar nga Zoran Zaevi dhe nga kjo Qeveri, nuk kanë fund. Kërkesat e fqinjit tonë lindor po ashtu janë të larta. Praktikisht ata janë rezultat i diplomacisë aventureske të cilën e ka qeveria jonë gjatë periudhës katër vjeçare e gjysmë. Tani ka propozime të reja për gjashtë muaj të tjerë negociata në nivel komisionesh por askush nuk e thotë të vërtetën. E vërtetë e cila u interpretua ndryshe; ata e konsiderojnë Maqedoninë si shtet të dytë bullgar dhe deri sa nuk miratohet pjesërisht ose plotësisht rezoluta e parlamentit bullgar, ne nuk mund t’i fillojmë negociatat me BE-në.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Refuzohet kërkesa që Ministria e Drejtësisë së Kosovës të vizitojë “Grupin e Kumanovës”

    Lajmi i rradhës

    Vendet europiane me cilësinë më të mirë të jetesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë