Indeksi i korrupsionit në botë e nxjerr Maqedoninë e Veriut në vendin e 81-të në mesin e 194 shteteve

    Edicioni i fundit i Indeksit të Korrupsionit-2021, që publikohet nga “The Trace International”, e sjell Nistori, tregon që Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 81-të, ndërsa kërcënimi i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të vlerësohet si relativisht mesatar. Bëhet fjalë për raportin vjetor që vlerëson gjendjen e korrupsionit në 194 vende bazuar në ryshfetin në biznes/ekonomi – në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me qeverinë – parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit – transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil – kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile.

    Përndryshe, TRACE international është një shoqatë biznesi e njohur globalisht që i përkushtohet luftë ndaj korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla edhe për Ballkanin, konkretisht edhe Maqedoninë e Veriut.

    Indeksi shpalos rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.

    Sipas të dhënave të këtij viti, Maqedonia e Veriut është në vendin e 81-të në indeks dhe ka gjithsej 44 pikë, po aq sa ka edhe Vanuatu, Peru, Montenegro dhe India.

    Në sferën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Maqedonia e Veriut vlerësohet me notën mesatare prej 46 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova vlerësohet me një notë mesatare prej 48 pikësh.

    Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Maqedonia e Veriut ka marrë një rezultat mesatar prej 45 pikësh.

    Poashtu në lidhje me kapacitetin për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit, Maqedonia e Veriut është vlerësuar me 38 pikë. Pas RMV-së janë Sao Tome dhe Principe, Kolumbia dhe Jordani.

    Vendet tjera të Ballkanit me rrezikun më të ulët të ryshfetit, ku Shqipëria radhitet në vendin e 110-të, Kosova në vendin e 93-të, Serbia në vendin e 106-të, Bosnja dhe Hercegovinë në vendin e 132-të.

    Tri vendet e para nga vlerësimet në indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

    Tri vendet e fundit (me rrezikun më të lartë të ryshfetit) janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nafta dhe benzina, sa gjatë duhet të qëndrojnë në rezervuarin e veturës?

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Korrektuesi më i mirë i punëve tona do të jenë mediat dhe opinioni publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë