Kasami: Korrektuesi më i mirë i punëve tona do të jenë mediat dhe opinioni publik

    Sot u mbajt mbledhja e parë e këshillit komunal të Tetovës, mbledhjen e hapi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili foli për bashkëpunimin e tij me këshilltarët komunal duke mbrojtur interesat ve qytetarëve të Tetovës dhe duke i përfaqësuar ato, njofton Nistori.

    ” Ajo për të cilën ne do të punojmë bashkërisht me këshilltarët dhe me gjithë grupet e interesit me çdo qytetarë të komunës së Tetovës ka të bëj për përmirsimin e jetës tonë të përbashkët dhe ofrimin në kohë dhe në kualitet të të gjitha shërbimeve të cilat i kemi si komunë dhe institucionet përcjellëse. Në këtë drejtim që në seancën e parë këtu bashkë me ne janë përgjegjësit e sektorëve dhe drejtuesit e ndërmarjeve nga të cilët ne do të kërkojmë raport dhe llogaridhënie permanente për punët të cilët janë në interes të qytetarëve dhe sigurisht do të kërkojmë që në vazhdimësi të jenë në krye të detyrës”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami

    “Ajo që është edhe si përkushtim i joni ka të bëj edhe me hapjen e institucionit të komunës për opinionin publik me të cilën dhe ne sot mbajmë edhe seancën e parë konstituive të këshillit të hapur për opinionin, ku kemi një përcjellje të drejtëpërdrejtë të kësaj seance dhe në prezencë të gjitha mediave të cilat i falemenderoj personalisht dhe në emër të këshillit dhe në emër të qytetarëve për interesin e treguar për të përcjellë punën e këshillit të komunës së Tetovës”, potencioi Kasami.

    Kasami deklaroi se do të jetë në bashkëpunim të afërt me të gjithë këshilltarët e komunës pa marrë parasysh cilës parti i takon, fundja të gjithë jemi si përfaqësues të qytetarëve të Tetovës dhe për të mbrojtur interesin e tyre.
    Kasami fjalimin e tij e përmbylli duke potencuar se vëzhguesi më i mirë, korrektuesi më i mirë i punëve tona do të jenë mediat dhe opinioni publik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Indeksi i korrupsionit në botë e nxjerr Maqedoninë e Veriut në vendin e 81-të në mesin e 194 shteteve

    Lajmi i rradhës

    Fenomeni pak i raportuar i bullizmit në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë