“Indeksi i lirisë së mediave”, Maqedonia e Veriut më mirë e ranguar në rajon

    Maqedonia e Veriut është ranguar në vendin e 36 në Indeksin e lirisë së mediave për vitin 2024 të “Reporterët pa kufij”, që është për dy vende më mirë, përkatësisht vendin e 38, nga viti i kaluar.

    Nga vendet e rajonit Maqedonia është vlerësuar më së miri, ndërsa pas saj vijojnë Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, kurse në dy vendet e fundit nga vendet e rajonit janë Serbia dhe Shqipëria.

    “Edhe pse gazetarët nuk punojnë në ambient armiqësor, dezinformatat e shpërndara dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve”.

    “Më pas, funksionarët qeveritarë kanë tendencë që të kenë qëndrime të këqija dhe nënçmuese ndaj gazetarëve”, qëndron në vlerësimin e Gazetarë pa kufij, për mediat në vend.

    Lajmi Paraprak

    “TRENI BULLGAR” – VLEN me padi penale ndaj këshillit zgjedhor në Likovë

    Lajmi i rradhës

    “BDI-ja e ka humbur busullën”, VLEN: pas 8 majit Fronti Europian do të shpartallohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë