India gjobit gjigantin e teknologjisë Google me 164.4 milionë euro për praktika të padrejta

    Autoritet indiane e kanë gjobitur Google me 164.4 milionë euro për shkak të përdorimit të platformës Android për të dominuar tregun.

    Rregullatori indian i konkurrencës ka akuzuar gjigantin teknologjik se ka hyrë në “marrëveshje të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur për të siguruar dominimin e aplikacioneve të tij.

    Ata e kanë urdhëruar Google që “të ndalojë dhe të heqë dorë” nga praktika të tilla, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

    Google në anën tjetër nuk është përgjigjur ende ndaj gjobës ose akuzave ndaj tyre.

    Komisioni i Konkurrencës së Indisë në një deklaratë gjatë së enjtes thanë se Google po “abuzonte” me licencën e sistemit të saj operativ të Android për një gamë të telefonave të mençur, kërkimet në ueb, shfletimet dhe shërbimet me video.

    Ata thanë se Google po hynte në marrëveshje të detyruara me lojtarët në një hapësirë për t’u siguruar se aplikacionet e saj si : Google Chrome, YouTube, Google Maps e të tjera – janë duke u përdorur.

    Në deklaratë tutje thuhej se kjo praktikë ishte duke e “mbytur” konkurrencën dhe i jepte Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e klientëve dhe mundësive fitimprurëse të reklamimit. 

    Lajmi Paraprak

    Biden do të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024

    Lajmi i rradhës

    Perspektiva të reja për punëtorët nga vendet jashtë BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë