Infektologët: Të pavaksinuarit paraqesin rrezik për të gjithë nëse infektohen me virusin Covid-19

    Njerëzit e pavaksinuar nuk paraqesin vetëm rrezik për shëndetin e tyre, ata paraqesin rrezik për të gjithë nëse infektohen me virusin Covid-19, thonë ekspertët për sëmundje ngjitëse, përcjell Nistori.

    Kjo është sepse burimi i vetëm i mutacioneve të reja të virusit Covid-19 është trupi i një personi të infektuar, thonë ekspertët për sëmundje infektive.

    “Njerëzit e pavaksinuar janë fabrika të mundshme për mutacione të reja. Sa më shumë njerëz të pavaksinuar të ketë, aq më shumë ka gjasa që virusi të shumohet. Kur kjo të ndodhë, virusi shndërrohet dhe mund të ketë një mutacion edhe më serioz se sa është aktualisht i pranishëm”, deklaron për CNN Dr. William Schaffner, profesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Vanderbilt.

    Të gjithë viruset mutohen, megjithëse virusi Covid-19 nuk është veçanërisht i prirur ndaj mutacioneve, ai ndryshon dhe evoluon. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Karrota, mollë dhe fruta agrumesh | Frutat dhe perimet që ndihmojnë dhëmbët tuaj

    Lajmi i rradhës

    Delegacioni nigerian intensifikon betejën njëshekullore për artefaktet e Beninit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë