Inflacioni i eurozonës do të mbetet i lartë

    “Deutsche Bank”, Christian Sewing, paralajmëroi sot se norma e lartë e inflacionit në eurozonë nuk është një fenomen i përkohshëm.

    “Duhet ta mendoni si një shtëpi shumëkatëshe: Tani kemi arritur në një kat më të lartë dhe këtu do të qëndrojmë, tani për tani”, tha Sewing për edicionin e së dielës të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    “Tani i takon bankave qendrore të Evropës që të kontrollojnë situatën. Ato duhet të gjejnë një rrugëdalje nga politikat e tyre shumë të lira monetare, sa më shpejt”, shtoi ai.

    Normat e inflacionit në eurozonë kanë qenë në rritje prej muajsh, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

    Në tetor, çmimet e konsumit u rritën me 4,1 për qind nga viti në vit, niveli më i lartë që nga viti 2008 dhe dukshëm mbi objektivin vjetor të inflacionit prej 2 për qind të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

    Në Gjermani, çmimet e konsumit madje u rritën me 4,5 për qind, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, niveli më i lartë i parë që nga viti 1993.

    Megjithatë, deri më tani, BQE ka vazhduar t’i përmbahet politikës së saj të lirshme monetare, duke e lënë normën e saj standarde të rifinancimit në pritje në nivelin më të ulët historik prej 0 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Video-lojërat po nxisin dhunë mes fëmijëve, thonë ekspertët

    Lajmi i rradhës

    Informacione rreth shëndetit oral

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë