Inflacioni këtë vit mund të arrijë deri në pesë për qind

    Shkalla e inflacionit mund të arrijë deri në 5 përqind deri në fund të vitit, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Akademiku Abdylmenf Bexheti thotë se masat duhet të krijohen me kujdes në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve. Në fillim, duhet menduar për ndryshimin e modelit për subvencione në bujqësi, sepse 130 milionë euro jepen në vit, dhe rezultatet në prodhim nuk janë në nivelin e dëshiruar.

    “Ndoshta viti do të përfundojë me 4.5-5 për qind inflacion, sipas indeksit të çmimeve me pakicë, dhe mendoj se ky është tashmë një sinjal serioz që këtu duhet ecur me shumë kujdes, për të hartuar politika, sepse godet drejtpërdrejt në shportën konsumatore , e cila është e përbërë kryesisht nga ushqimi, dhe kjo nuk është diçka jo standarde te vendet në zhvillim. Zakonisht produktet ushqimore në atë shportë marrin pjesë në mënyrë të konsiderueshme, deri në 40 për qind. Sigurisht që mund të ndikojë në ushqimet bazë duke filluar nga drithërat, buka, qumështi, vaji dhe ushqimet e tjera”- deklaroi Abdulmenaf Bexheti – Profesor universitar

    Banka Popullore ka mekanizma se si të ndërhyhet me kohë që të mund ta mbajë normën e inflacionit deri në 2.7 për qind, thotë akademiku Taki Fiti.

    “Rritja e kërkesës i rrit çmimet e të gjitha burimeve të energjisë, kjo është një gjë, dhe së dyti gjithnjë e më shumë energjia e gjelbër ka teknologji të reja, por ato janë të shtrenjta, kështu që prodhimi i energjisë me qymyr zvogëlohet për të parandaluar ndotjen e mjedisit dhe rrit çmimin dhe kjo është kryesisht për shkak të asaj që po ndodh në ekonominë botërore. Personalisht, mendoj se Banka jonë Qendrore ka mekanizma të fortë për të qenë në gjendje ta mbajë inflacionin në objektivin prej 2.7 për qind”- pohoi Taki Fiti- Akademik.

    Disa vende në botë tashmë kanë filluar të ndiejnë goditjet e krizës energjetike. Libani është pa energji elektrike për ditën e dytë për shkak të mungesës së karburantit në termocentrale, Kina ka filluar me kufizimet e energjisë elektrike për amvisëritë. Gjatë javës së ardhshme, BE do të shpalos plan për shpëtim nga kjo krizë. Skenari më i keq është që të paktën tre milionë evropianë mund të mbeten pa ngrohje këtë dimër për shkak të mungesës së energjisë elektrike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ulet interesimi për ngrohje me dru, pavarësisht paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Varri që nuk braktiset që nga korriku i vitit 1919

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë