Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve: Buxheti është jo i mjaftueshëm për zbatimin e dispozitave ligjore

    Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve thirret te mungesa e buxhetit për tu shfajësuar nga përgjegjësia e mos ndjekjes së zbatimit të gjuhës shqipe. Drejtori i këtij inspektorati, Fatmir Iseni në emisionin 360 gradë në Alsat tha se buxheti prej 14 milionë denarëve është jo i mjaftueshëm që ky institucion të zbatojë dispozitat ligjore, ndërsa nga kjo shumë paguhen pagat e punonjësve të inspektoratit.

    Nga ky institucion shprehen të vetëdijshëm për shkeljet që i bëhen Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga shumë institucione, përfshirë gjykatat, megjithatë njoftojnë se për momentin disponojnë vetëm me tre inspektor të licencuar të cilët mund të mbikëqyrin respektimin e përdorimit të gjuhëve nga institucionet.

    “Unë planin kur e kam përgatitur kam menduar ta hap Njësinë rajonale në Tetovë, por prap se prap ajo nuk varet nga unë por varet nga ajo se nuk kemi buxhet të mjaftueshëm për hapjen e Njësisë Rajonale në Tetovë. Kemi buxhet mbi 14 milionë denarë. Më pak se vitin e kaluar .nga të cilat më shumë se 70-80 % shkojnë për rroga. Momentalisht, për vitin 2022 nuk kemi pëlqime për punësime të reja. Punësimet që i ka bërë deri më tani Inspektorati ka qenë 8 punësime me konkurs”, tha Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve

    Ndërkohë, profesorja Ajtene Hajdari Qamili mendon se zgjidhje për aftësimin e kuadrove të reja do të ishin bursat për studentët që do të regjistrohen në drejtimin e përkthimit për shkak se viteve të fundit ka rënë dukshëm interesimi për përkthyes.

    “Janë regjistruar vetëm sa për të marë një diplomë dhe pastaj kur kanë marrë diplomën nuk kanë pasur guximin të punësohen dhe të konkurojnë nëpër institucione si përkthyes. Prandaj them që prioritare e Qeverisë është që këtë grup ta stimulojë duke u dhënë bursa studentëve të cilët e zgjedhin këtë drejtim që edhe ne të kemi mundësinë që në këtë drejtim të zgjidhen studentët më të mirë të cilët i njohin shumë mirë edhe gjuhën shqipe edhe gjuhën maqedonase, edhe kulturat e tyre”, tha Sinkron: AjteneHajdariQamili, profesoreshë

    Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në vitin 2018, por zbatimi i gjuhës shqipe has në pengesa të shumta, megjithë faktin se për zbatimin e gjuhës shqipe janë formuar dy institucione kompetente: Agjencia dhe Inspekotorati për Zbatimin e Gjuhëve. 

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia botërore para sfidës së re: Lufta ruso-ukrainase do të ngushtojë më tej zinxhirët globalë të furnizimit

    Lajmi i rradhës

    Përplasje Ruskovska – Këshilli i Prokurorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë