Inspektorati: Shkarkimi i drejtoreshës Llalla i kundërligjshëm (DOKUMENT)

    Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar se shkarkimi i drejtoreshës së gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Teuta Llalla është në kundërshtim me ligjin. Një dokument të cilin e ka siguruar Nistori i cili daton më 8 qershor konstaton se: “Drejtoresha e SHMK gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë është shkarkuar para përfundimit të mandatit nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës më datën 12 maj 2022. Shkarkimi i drejtoreshës Teuta Llalla nga ana e kryetari të komunës bie në kundërshtim me nenin 93-b të Ligjit mbi arsimin e mesëm”.

    Në shpjegimin e dhënë nga ana e ISHA-së thuhet se Këshilli i shkollës nuk ka vepruar në përputhje me ligjin gjatë procedurës së shkarkimit, përkatësisht janë shkelur dispozitat ligjore të parapara në Ligjin për arsimin e mesëm. Dokumenti potencon edhe njoftimin që duhet t’i bëhet në rrugë zyrtare kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami për parregullsitë e konstatuara dhe rekomandimet për të vepruar në përputhje ligjin.

    Para shkarkimit të Llallës, Revizioni komunal kishte konstatuar keqpërdorime dhe lëshime në procedura tenderimi. Llalla i kishte hedhur poshtë si të pavërteta konstatimet e revizionit, ndërsa kishte deklaruar se presioni i cili i bëhet asaj ka prapavijë politike. Këshilli i shkollës në një mbledhje për të cilën Llalla pretendon se nuk ishte e njoftuar kishte vendosur të propozon shkarkimin e të njëjtës, për t’i krijuar kështu kushtet ligjore dhe ekzekutive kreu të komunës, Kasami ta shkarkon drejtoreshën Llalla. Më 12 maj, me vendim të kreut të Tetovës, Llalla shkarkohet nga pozita e drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës, ndërsa në vendin e saj u emërua Hatije Azizi Etemi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Këshillin e Komunës së Gostivarit, sigurohet karrige edhe për personat me nevoja të veçanta

    Lajmi i rradhës

    Parisi nuk konfirmon e as mohon ekzistencën e një iniciativë franceze për veton bullgare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë