Inspektorët në terren, kontrollohet zbatimi i masave të reja anti-Covid

    Për të dytën natë me radhë, në Tetovë kanë dalë në terren inspektorët në inspektim të objekteve gastronomike, nëse zbatohen apo jo masat e reja anti Covid.

    Ka që tregojnë certifikatë për vaksinë disa për dozën e parë të pranuar”.

    “Njëri nëse të del pa vaksinu do merren masa..”

    Nuk hasën në parregullsi.  Por pronarët e kafeneve ankohen për paqartësi në zbatimin e protokolleve, si dhe thonë që iu është dobësuar puna, ndërkohë që duhet të shtojnë edhe një të punësuar, kontrollues të certifikatave.

    “Një pjesë e pronarëve të objekteve hotelerike as që ishin të njoftuar me rregulloren e re nëse duhet apo jo të pranojnë persona të pa vaksinuar dhe t’i shërbejnë ata. Megjithatë, nga dita e sotme ata u njoftuan nga inspektorati dhe nga nesër do ndryshohet rregullorja duke mos pranuar asnjë person i cili nuk e ka pranuar të paktën dozën e parë për imunizim”.

    Deri në këtë moment nuk kemi qenë të njoftuar me rregulloren e re. Por që tani ca punë i kam më të qarta, dhe do i respektojmë ligjet se ato janë për t’i respektuar. Na paraqet apo jo vështirësi, po na paraqet. Sektori jonë është me shumë probleme të të punësuar e tani duhet të dalim edhe me mbajtës rendi që paraqet  harxhim shtesë për ne”.

    Ndikimi shihet. Nëntëdhjetë për qind të klientëve kemi më pak. Iu kërkohet certifikata e imunizimit të dera, kemi punësuar një person te dera që merret me kontrollimin e certifikatave. Si zakonisht ndodh një shok e ka një se ka dhe e anulojnë s`hynë. Ndikim ka goxha të madh”.

    Vështirë e kemi shumë, por edhe klientët janë të kuptueshëm për këtë gjë, dhe ma merr mendja që do bëhet më mirë pak. E kemi patjetër, edhe ne e kemi vështirë por s`kemi çka bëjmë”.

    Inspektorët e tregut që bënë kontrollet, mbetën të kënaqur nga respektimi i masave.

    Nga objektet që kontrolluam sonte për masat e fundit të sjella nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut konstatuam se ato respektohen. Por kishim vërejtje nga pronarët nëse duhet me certifikatën personave t`ua kërkojnë edhe letrën e njoftimit. Mirëpo Ligji është i qartë dhe gjithë objektet hotelerike duhet ta respektojnë. Rregullorja që është nga sot në fuqi kërkon që çdo person që do ulet të ketë pranuar të paktën njërën vaksinë apo të ketë kaluar virusin brenda 45 ditëve”, tha Iljaz Iljazi, Inspektor në Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

    Kontrollet e këtilla janë të përditshme, ndërsa shkeljet më të shpeshta që përfundojnë edhe me dënime, thonë inspektorët, hasen tek restorantet e dasmave gjatë organizimit të manifestimeve të ndryshme familjare. Në Tetovë, ditë më parë janë regjistruar dy shkelje të atilla.

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet lokale: Të rinjtë nuk presin ndryshime thelbësore

    Lajmi i rradhës

    Masat e reja ngushtojnë rrugët e të pavaksinuarve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë