Inspektorët “zbarkojnë” në supermarketet e mëdha: analizat e çmimeve priten të publikohen të hënën

    Mickoski: autoritetet janë në terren në të gjitha rmarketet më të mëdha, po bëhet analizë, më shumë detaje nga e hëna

    Kryeministri Hristijan Mickoski sot një ditë pas bojkotit të marketeve të mëdha për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve bazë ushqimore, deklaroi se inspektorët janë në terren në të gjitha marketet më të mëdha, po bëhet analizë e detajuar dhe sipas njohurive fillestare, ajo për të cilën kanë qenë të shqetësuar për sa i përket çmimeve është në fakt realitet. Më shumë detaje për analizaat paralajmëroi për të hënën, përcjell Nistori.

    Ndryshe, nga DAP thonë se marketet e mëdha dje shënuan rënie prej 46,59 për qind të qarkullimit krahasuar me të premten e kaluar

    Në tetë rrjetet më të mëdha të marketeve dje është vërejtur rënie të qarkullimit të përgjithshëm prej 46,59 për qind në krahasim me të premten e kaluar, njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Siç theksojnë nga DAP-i, dje është shënuar rënie e qarkullimit të përgjithshëm të tetë zinxhirëve më të mëdha të marketeve krahasuar me pardje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca Artificiale në rritje mes bizneseve europiane – Si po e përdorin atë?

    Lajmi i rradhës

    Alarm në Tetovë: mbi 100 të mitur kanë thyer ligjin në vitin 2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë