Akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohet skriningu

    Akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohet skriningu, siç paralajmëroi ditë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Më shumë informacione nuk ka as ministrja e Arsimit, Milla Carovska. Ajo tha se janë në koordinim të vazhdueshëm më Komisionin për sëmundje infektive. Sipas saj, rastet aktive me koronavirus në arsimin fillor dhe të mesëm janë 0.26 %, prandaj edhe nuk mendohet për ndryshim të modelit mësimor, nga mësimi me prezencë fizike në mësimin nga distanca.

    Numri i të infektuarve të rinj sillet prej 0.01 deri në 0.03 % në ditë. Gjithsej raste aktive në arsimin fillor dhe të mesëm janë 0.26 % nga numri i përgjithshëm i nxënësve, 240 mijë, të cilët për çdo ditë ndjekin procesin mësimor me prezencë fizike. Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrim se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit por përgatisin skrining – deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

    Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fakti që shumica e të rinjve në arsimin fillor dhe të mesëm e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, krijon nevojën që të bëhet skrining që të shihet numri real i nxënësve të infektuar në shkolla dhe të vlerësohet saktë rreziku. Sipas Filipçes, testimi i këtillë do të japë informata dhe njohuri të sakta për menaxhim të mëtutjeshëm të pandemisë dhe arsimit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Daçiq: Veriu çështje vitale për ne, Serbia do dialog

    Lajmi i rradhës

    Zjarr në një spital të Rumanisë, humbin jetën të paktën nëntë persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë