INSTAT: Rritet eksporti i produkteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

    Në pesë muajt e parë të vitit eksporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është rritur për pothuajse 1,7 miliardë lekë ( 15,7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave zyrtare në Institutin për statistikë, INSTAT, për shkëmbimin tregtar të jashtëm, në periudhën janar-mars, në Maqedoninë e Veriut janë eksportuar mallra me vlerë rreth 9,2 miliardë lekë ose 82,2 milionë euro.

    Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri është në rënie.

    2Në këtë periudhë raportuese është vërejtur rënie e importit të mallrave nga Maqedonia e Veriut për 813 milionë lekë (7,5 milionë euro). Sipas të dhënave, importet rezultojnë në shifrat 5,8 miliardë lekë (53,7 milionë euro) kundrejt 6,6 miliardë lekëve (61,1 milionë euro) në pesëmujorin e parë të vitit 2022″, thekson INSTAT.

    Produktet më të eksportuara janë ende produktet e freskëta: domatet, kastravecët, peshku i freskët, agrumet e freskëta, produktet e brumit, etj.

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011 tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe funksionon pa detyrime doganore.

    Lajmi Paraprak

    Dënohet djegia e Kuranit në Stokholm

    Lajmi i rradhës

    Gati sistemi për pagesë të taksës rrugore me një “etiketë” në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë