Institucionet shtetërore harruan bujqit e dëmtuar nga breshri në Pollog

    Është mbushur një vit që kur të reshurat e breshrit këtu në Pollog dëmtuan qind për qind të mbjellat e bujqve nëpër ara. Vizita pati si nga zëvendës ministri i bujqësisë po ashtu edhe nga institucione të tjera apo drejtues të tyre, me çrast pati edhe shumë premtime, megjithatë, bujqit thonë se sot e një vit, kanë mbetur vetëm me premtime. Mezi ia dalin në fund që të shlyejnë pagesat nëpër barnatoret bujqësore që i morën në emër të shtetit, gjoja se do të bëhet kompensimi.

    “Dëm patëm një qind për qind, e kemi dëshmua me foto me dokumente me media që ishin prezentë. I dorëzuam në Ministri të Bujqësisë, por realizimi i atij premtimi gati një vit më nuk ka lëvizur nga zero. Vetëm premtime ka të kota. Mjete për fatkeqësinë që e patëm vitin e shkuar nga breshëri askush asnjë denar s`ka marr. Ende jemi të zhytur në borxhe nga viti i shkuar nëpër barnatore bujqësore për farërat plehun artificial e tjera që morëm për mbjellje”, tha një bujk.

    “Për fat të keq vetëm premtime pati realizim nuk ka. Kaloi një vit i rëndë si për ne edhe për bujqit tjerë. Jemi borxhe nëpër barnatore, mundohemi sivjet edhe atë ta kalojmë por sa do arrijmë se dimë. Apelojmë që të na ndihmojnë të paktën borxhet ti8 shlyejmë”, shtoi një tjetër.

    Një vit pas dëmtimit të të mbjellave në Tetovë nga breshëri, është kompletuar dosja e komunës së Tetovës dhe ka kaluar komisionin e shkallës së dytë të Qeverisë.

    “Lënda e dorëzuar nga Komuna e Tetovës është e kompletuar dhe brenda ditëve do te informoj qeverinë për një gjë të tillë me qëllim që më pas qeveria te sjell vendim për dëmshpërblimin e dëmeve te bujqve ne baze te ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Besoj që brenda muajit korrik qeveria do sjell vendim dhe më pas Ministria e Financave do transferoj mjetet deri tek shfrytëzuesit”, tha  Fatmir Sabriu, Komisioni Qeveritar për dëmshpërblim të bujqve.

    Në qershor të vitit të kaluar qindra hektar tokë u shkatërruan nga breshëri. Ministri i bujqësisë Tripunovski premtoi kompensimin e dëmeve, ndërkohë nga bujqit kërkohet që të sigurojnë të mbjellat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    IT me vërejtje deri te tregtarët me pakicë: ka rritje deri në 5% të çmimeve të produkteve bazë

    Lajmi i rradhës

    Takim i ri për harmonizimin e marrëveshjes për tunelin RMV–Bullgari në kuadër të Korridorit 8

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë