Instituti për Demokraci: Të përshpejtohet ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

    Instituti për Demokraci sot ka dërguar një reagim duke kërkuar përshpejtimin e ratifikimit të marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit, të cilat qytetarët i vlerësojnë si shumë të dobishme. Instituti i bën thirrje Qeverisë që marrëveshjet t’i dorëzojë në Kuvend sa më shpejt dhe Kuvendi të gjejë forcë për t’i vënë ato në agjendë për ratifikim sa më shpejt të jetë e mundur, me konsensus.

    “Lidhja e vendeve të rajonit përmes bashkëpunimit është një nga rrugët prioritare drejt progresit të përbashkët dhe afrimit me Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit është një nga udhëzimet kryesore në këtë rrugë. Nëntorin e kaluar, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me qeveritë e Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale në kuadër të procesit të Samiti i Berlinit”, sipas Institutit për Demokraci.

    “Procesi i ratifikimit ende nuk ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, gjë që vë në pikëpyetje angazhimin tonë për këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin. Prandaj, i bëjmë thirrje Qeverisë që marrëveshjet t’i dorëzojë Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe Kuvendi të gjejë forcë për t’i vënë ato në agjendë për ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur, me konsensus. Përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve duhet të tregohet në veprim, veçanërisht në procese që varen nga proaktiviteti dhe shpejtësia e qeverisë”, thuhet në reagimin e Institutit për Demokraci.

    Nga Instituti për Demokraci, thonë se pothuajse pesë muaj pas nënshkrimit të tyre, ligjet janë miratuar vetëm në dy vende. Ata thonë se Shqipëria ishte e para që ratifikoi të tre marrëveshjet dhe samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë. Të gjitha marrëveshjet janë ratifikuar nga Kosova dhe me zbatimin e tyre do të shfuqizohet regjimi i vizave mes qytetarëve të Kosovës dhe BeH-së, unik midis dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, në BeH, ratifikimi është në ngecje për shkak të sfidave politike dhe një procedure të ndërlikuar ratifikimi. Qeveria e Serbisë miratoi ratifikimin e marrëveshjeve dhe përgatiti projektligje, të cilat janë ende në procedurë parlamentare. Ata nënvizuan se në Mal të Zi, Qeveria i miratoi marrëveshjet, por ato ende nuk kanë hyrë në procedurë parlamentare.

    “Për më tepër, marrëveshjet që janë pjesë e Procesit të Berlinit kanë tërhequr vëmendje dhe mbështetje të madhe publike. Sondazhi më i fundit i Institutit për Demokraci tregoi se shumica dërrmuese apo 80 për qind e qytetarëve e shohin mundësinë e një periudhe më të gjatë pune në çdo vend të Ballkanit Perëndimor si një mundësi tërheqëse. Për më tepër, hapja e kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet e dobishme nga 85 për qind e të anketuarve”, qëndron në kumtesën e tyre.
    Nga Instituti për Demokraci, kanë deklaruar se duke pasur parasysh nivelin e lartë të mbështetjes, deputetët duhet të përfshihen më aktivisht në promovimin e përfitimeve të Procesit të Berlinit, por edhe të kryejnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi shkallën e zbatimit të angazhimeve të procesit.

    “Aktualisht, nuk ka mekanizma mbikëqyrës për të rishikuar veprimet e ndërmarra nga qeveria dhe nuk ka lidhje rajonale ose platforma të shkëmbimit të njohurive rreth saj. Theksojmë se me përfshirje të pamjaftueshme në këtë mekanizëm kyç për bashkëpunim dhe zhvillim rajonal, deputetët nuk u përgjigjen nevojave të qytetarëve të tyre, ndonëse një numër i madh i qytetarëve mbështesin zgjidhjet që dalin nga ky proces. Këto marrëveshje janë të një rëndësie të veçantë në lidhje me agjendën e reformave në rrugën drejt BE-së – rrugë që përfshin iniciativat e Procesit të Berlinit si procese kohezive”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Anketë: Izet Mexhiti mbështetje sa liderët Ahmeti dhe Taravari

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt në katër hapa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë