Interpoli refuzon kërkesën e Bosnjës-Hercegovinës: nuk do të ketë flet-arrest ndërkombëtar për Dodikun

    Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar kërkesën e Bosnje dhe Hercegovinës për shpalljen e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, ka konfirmuar Klix.ba.

    Përveç kësaj, këtë informacion e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale edhe vetë Dodik “Presidenti Aleksandar Vuçiq sapo më telefonoi për të më informuar se ka marrë njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë është pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës për të lëshuar një urdhër të kuq për mua dhe Stevandiqin”.

    Siç ka shpjeguar Interpoli, kërkesa është refuzuar bazuar në nenin 3 të statutit të Interpolit, i cili ndalon ndjekjen penale për motive politike.

    Kujtojmë se fillimisht Serbia ka paraqitur një kundërshtim ndaj kësaj kërkese pranë Interpolit, ndërsa më pas e njëjta gjë është bërë edhe nga Hungaria.

    Më 27 mars, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës i kërkoi Interpolit shpalljen e këtij urdhër-arresti ndërkombëtar për Dodikun, pasi ai kishte lënë vendin dhe kishte udhëtuar në Serbi, më pas në Izrael dhe Rusi, ndërkohë që në Bosnje dhe Hercegovinë ishte shpallur një urdhër-arrest i brendshëm dhe një mandat për arrestimin e tij.

    Sa i përket Stevandiqit, kërkesa për Interpolin u bë pasi edhe ai kishte udhëtuar në Serbi në momentin kur ndaj tij ishte shpallur një urdhër-arrest i brendshëm.

    Sipas këtij vendimi, nuk ekziston bazë ligjore për vendosjen e sanksioneve ndaj këtyre shteteve.

    Përgjegjësia kryesore mbetet tek agjencitë shtetërore të sigurisë.

    Ndryshe, Dodik raportohet se tashmë është kthyer në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinë, ku të shtunën do të mbahet një ‘takim i rëndësishëm’.

    Lajmi Paraprak

    Gjumi i keq ndikon në qarkullimin e gjakut

    Lajmi i rradhës

    Trump shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë