Intervistë me Agron Demirin: pse zgjodhi LSDM-në dhe çfarë do të punojë nëse zgjidhet deputet

    Kandidati më i ri për deputet në listën e LSDM-së Agron Demiri, thotë se vendi duhet të anëtarësohet në BE në mënyrë që të ndalet ikja e të rinjve. Në intervistë për Nistori-n ai gjithashtu tregon pse zgjodhi të kandidojë për deputet nga radhët e LSDM-së dhe cilat janë planet e tij nëse zgjidhet deputet.

    “Jam Agron Demiri, jam rritur në fshatin Zhelinë, i cili në pozitë gjeografike lidh Shkupin dhe Tetovën. Kam mbaruar shkollimin fillor në fshat, më pas vazhdova me shkollimin e mesëm në gjimnazin e Tetovës dhe gradualisht fillova me studimet e mia. Jam marrë me aktivitete shoqërore, çdo herë kam qenë ndër iniciatorët së bashku me miqtë e mi për aktivitetet të ndryshme. Dhe në fillimet e studimeve të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit përfundova në UEJL. Dhe nga aty lindi ideja që të kandidohem së pari për anëtarë të Parlamentit Studentor dhe më pas kandidova edhe për kryetar të Parlamentit në UEJL. Kemi kaluar mirë atje, pasi flasin veprat dhe punët. Të gjithë studentët e zonës gjashtë e njohin Agronin, duke filluar nga Tetova, Gostivari, Bogovina, Tearca, Zhelina. Dhe më pas më lindi ideja të jem edhe jurist dhe fillova studimet në Fakultetin Juridik, pasi sipas sistemit të Bolonjës kjo i mundësohet studentit. Aktualisht jam i punësuar në Elektranat e Maqedonisë. Pasioni im është sporti dhe politika dhe shumë çka tjetër”

    “Tashmë jemi në fushatë zgjedhore, unë jam kandidati më i ri në të gjitha listat zgjedhore. Jam bashkëbartës me një zonjë që ka bërë shumë punë për ushtarët e RMV-së dhe në Qeverinë ku LSDM udhëheq dhe unë jam shumë i gëzuar që gjendem bashkë me disa shokë dhe shoqe, që besoni nuk e kam prit në të këtë nivel që të më presin nga të gjitha etnitë, duke filluar nga maqedonasit, shqiptarët, bashkëfshatarët të cilët e shohin si surprizë nëpër billborde se kush është Agron Demiri dhe momenti i parë kur bisedoj me të rinjtë dhe të gjitha target grupet që e njohin Agronin e gjejnë këtë përgjigje, andaj kjo përgjigje është se e presin si në shtëpinë e vet. Andaj më është dhënë mundësi dhe kjo mundësi duhet t’i respektohet një të riut dhe një zëri të munguar në Kuvendin e RMV-së”.

    “Duke nisur nga koncepti qytetare në LSDM mbisundon mendimi i lirë, mendimi ndryshe, e shoh nga ditët e para, e kam dëgjuar më herët dhe ballafaqohem çdo ditë me këtë ide në LSDM. Andaj LSDM, dallon shumëçka nga partitë edhe shqiptare edhe nacionaliste, siç është VMRO-ja edhe E Majta. Duke nis nga ky fakt e gjej veten si në shtëpinë time, pasi jam përkrahës i konceptit ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe më besoni në një mënyrë apo tjetër në LSDM mbisundon mendimi ndryshe dhe demokratik, dhe duhet të apelohet tek secili përkrahës i LSDM se do të bëhet vonë më 9 maj, ata e dënuan partinë në raundin e parë për president dhe apeloj tek secili se nëse shtetit tonë i kthehet një VMRO nacionaliste nuk gjejmë asgjë. Andaj çdo subjekt politik shqiptar që fiton mandate nuk do ta gjejë vetveten siç e ka gjetur në partneritet me LSDM. Kemi bërë shumë punë për qytetarët, por na presin edhe shumë punë. Anëtarësuam vendin në NATO, rritëm pagat, rritëm pensionet, kemi ligj për të dy pagat, pensionet që do të rriten gradualisht me sistemin jetësor dhe shumë për të rinjtë dhe të rejat, që ta bëjmë një Maqedoni evropiane, atë mund ta bëjnë vetëm social-demokratët, nuk mund ta bëjë VMRO-ja e cila nuk ofron zgjidhje e vetëm merret me demagogji dhe shqiptarët me koalicionime, ende pa dalë në zgjedhje. Më 8 maj ne do njihemi nga zero dhe do shohim rezultatet dhe jam shumë i bindur se do të reflektojë, ashtu siç pres të reflektojë Zhelina ime dhe gjithë subjektet tjera, shokët, shoqet e mia, studentët, familjarët e kështu me radhë”.

    “Gjatë shtatë viteve kam qenë kryetar i Parlamentit Studentor pranë UEJL-së dhe janë bërë shumë punë në të cilat unë kam qenë drejtpërdrejt apo indirekt nëpër takime dhe vendimet që janë marrë për të rinjtë për studentët, për nxënësit, dhe e kam parë edhe programin e LSDM-së kur e kemi përgatitur, se ne si parti garantojmë qendra rinore për secilën komunë, pavarësisht nëse janë dominante me shqiptarë, maqedonas, apo turq, nuk do të bëjmë dallime. Duhet të flasim realitetin, sepse Maqedonia është multietnike dhe këtë e bënë vetëm LSDM. Tani janë hapur shumë fronte të ndryshme për këtë ide, të cilën e bëri Zoran Zaevi në vitin 2016 dhe tani mundohen që shumëkush të implementoj fronte të atilla. Andaj përveç se garantojmë qendra rinore nëpërmjet Klubit të të rinjve të Kuvendit të RMV-së do të mundohem të kontaktoj çdo organizatë studentore, joqeveritare që ta bëjmë të dukshme se të rinjtë duhet të merren me politikë, duke vazhduar me politiket për të përkrahur sportin dhe kulturën, që drejtpërdrejt edhe të rinjtë të merren me këtë fushë, ka shumëçka tjetër në programin e LSDM-së të cilën qytetarët e dëgjojnë çdo ditë. Shumëçka për të rinjtë ka për të rinjtë në ofertën e LSDM-së, andaj mos të bëhet vonë që të mos na vijë sërish 27 prilli, mos ketë rrahje të studentëve, mos të kthehen rastet e montuara, LSDM garantoi shtet stabil, ku edhe kemi shtetin anëtarë në NATO”.

    “Ky koncept është edhe në statutin e LSDM-së dhe unë jam përkrahës i kësaj ideje, ideatori i së cilës është ish-kryeministri Zoran Zaev dhe që e plason kryetari i tanishëm Dimitar Kovaçevski dhe gjithë tjerët në LSDM e përkrahim një koncept të tillë, pasi Maqedonisë i duhet vetëm ai koncept. LSDM këtë e nisi nga viti 2016 dhe nuk e ndryshoi aspak qasjen me shqiptarët, andaj ne sot ballafaqohemi me popullatën dhe na thonë se shumë i kemi dhënë partnerëve të koalicionit dhe ne asgjë nuk kemi gabim që ne nuk u kemi dhënë atyre, ato nuk kanë bërë punë. Andaj populli le ti ndëshkojë më 8 maj edhe opsionin A dhe opsionin B, kur merremi me opsionet e fronteve edhe Fronti Europian edhe VLEN, të gjithë kur t’i marrësh këto parti i kemi pasur partner koalicioni. Por punët që nuk i kanë bërë me resoret që udhëheqin ato funksionarë, populli le t’i ndëshkojë pasi jemi në shtet demokratik që mundësohet që populli edhe të flet. Këtë e garantoi LSDM, ne para këtij pushteti nuk kemi pasur të drejtën e ankimimit, liria e të shprehurit, liria e mediumeve. Kemi bërë shumë punë që duhet respektuar më 8 maj, të gjitha këto veprime për të gjithë popujt”.

    “Si të përfshihen të rinjtë kur nuk u jepet mundësia. Mua çdo kush pse në LSDM, jam në LSDM sepse më është dhënë mundësia. Duke parë listat zgjedhore të të tjerëve, ku janë të rinjtë. Unë ballafaqohem në debatet televizive nuk shoh ndonjë të ri ta kem të ulur në top listat për deputetë. Të rinjtë a janë vetëm për pamfleta. Mungon zëri i të rinjve në politikë sepse janë demotivuar. Unë kam shumë shokë që më përkrahin dhe e shoh se ndjejnë që të aktivizohen në politikë. Nëpërmjet Klubit të të rinjve të Kuvendit do të mundohem që të zbatoj edhe bashkëpunime me target grupe të reja që duhet të merren me politikë, ata që ia duan të mirën këtij vendi. Nëpërmjet politikës të rinjtë mund të arrijnë tek qëllimi i tyre, andaj do të ketë qendra rinore dhe aktivitete për të rinjtë për të ngritur vetëdijen studentore dhe kjo ka qenë motoja ime kur kandidova për kryetar të Parlamentit Studentor dhe kjo do të jetë edhe motoja ime gjatë gjithë jetës, unë do të jem një i ri aktiv ashtu siç e njeh populli. Të rinjtë duhet të merren me politikë dhe unë u kërkoj ndihmën e tyre që të reflektojnë dhe më 8 maj të rrethojnë numrin 1, pasi atje e gjenë një të ri që i mungon Kuvendit”.

    “Kjo duhet të bëhet temë debati e gjithë politikës, e secilës masë. Kjo duhet të jetë temë debati – se rinia largohet. Unë kam shumë shokë që e provojnë mundësinë dhe e kam komentuar tek paraqitjet e mia publike që të rinjtë një masë e madhe e shohën trend mërgimin. Ne për këtë luftojmë ta anëtarësojmë vendin në BE, pasi të rinjtë që moti kanë shkuar në BE, në momentin që ne do të jemi anëtarë të BE-së, do t’u mundësojmë të rinjve të bëjnë eksporte, biznese në RMV dhe nuk do të paguajnë tatime më të mëdhaja dhe kjo punë do të zgjidhet vetëm me anëtarësim në BE. Si do ta anëtarësojmë vendin kur duhen 80 deputetë dhe populli i Maqedonisë mendon që duhet të kthehet një VMRO-DPMNE, ende mendon dikush që duhet të shkojë në pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së, por gjithsesi që mendon kështu është gabim i madh për ne si shoqëri. Andaj ky trend duhet të ndalohet një herë e përgjithmonë dhe unë besoj se të rinjtë do të reflektojnë dhe do të përkrahin një koncept qytetar siç është ai i LSDM-së dhe nuk do të përkrahin një gjë andej. E ftoj çdo të ri që ta përkrahin Agronin dhe të votojnë numrin 1 më 8 maj. Dhe të më kontaktojnë pasi jam i gatshëm për popullatën dhe për të gjithë qytetarët”.

    Lajmi Paraprak

    Judith Scott dhe shpëtimi nga izolimi institucional: Jeta e vështirë e skulptores së njohur

    Lajmi i rradhës

    7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë