Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Vangellovski shpallet fajtor për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, por dënimi i zëvendësohet me dënim me kusht, në qoftë se gjatë katër viteve të ardhshme të mos kryejë vepër të re penale, informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, shkruan AIM.

    “Pas provave të paraqitura, fjalëve përfundimtare u dha aktgjykimi i shkallës së parë. I pandehuri është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me kusht”, thonë nga Gjykata.

    Vangellovski të enjten ëshzë dënuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

    Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj.

    Vangellovski u shkarkua zyrtarisht nga pozita e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatës në mars për shkak të ushtrimit të funksionit pa përgjegjësi, përkatësisht për shkak se ia kishte ndërprerë paraburgimin biznesmenit Sead Koçan në 2017, derisa ai ishte në arrati.

    Lajmi Paraprak

    Zyra e thesarit në Gostivar ende e mbyllur

    Lajmi i rradhës

    BDI-ja gati për festime në Tetovën e tragjedive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë