Ish-presidentit Gjorgje Ivanov i pengon ende “Marrëveshja e Ohrit”

    “Maqedonia po përballet me tundime të mëdha, kjo është koha më e rrezikshme pas Luftës së Dytë Botërore,” tha ish -presidenti Gjorge Ivanov në organizimin e ASHAM gjatë një fjalimi online, përcjell Nistori.

    Ai kritikoi marrëveshjet e nënshkruara me Bullgarinë dhe Greqinë.

    “Inteligjenca maqedonase e tha qartë kur filloi depersonalizimi i atdheut, depersonalizimi i Maqedonisë. Kjo nuk është vetëm çështja me marrëveshjen greke të Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Ai proces qëllimisht filloi të realizohej në dhjetëvjetorin e shtetësisë së Maqedonisë. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, tha ish -presidenti Gjorge Ivanov, sipas të cilit kjo është ndoshta koha më e rrezikshme për vendin pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria aktuale po bën pazare me ata që kundërshtojnë ekzistencën dhe vetëvendosjen tonë”, tha Ivanov.

    Ai tha se qeveria aktuale nuk e lexon “Për çështjet maqedonase” të Misirkovit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për frikë “për shkak të shqetësimit të vet të ndërgjegjes, sepse gjithçka që është dëmtuar dhe ndotur është dhe do të jetë e shenjtë për maqedonasit dhe Maqedoninë”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Edukimi mediatik në shkollat e vendit do të mundësojë krijimin e gjeneratave të cilët do t’i njohin më lehtë lajmet e rreme

    Lajmi i rradhës

    Selami: Qytetarët nuk e kanë obligim të shkojnë në komunë për tu regjistruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë