IShP, donacion për pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore

    Instituti i Shëndetit Publik (ISH)P) ka pranuar donacion i cili mundëson pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore (Autoclave) deri në fazën përfundimtare. Donacioni është siguruar nga Ambasada e Francës dhe është e llojit të parë në Maqedoni të Veriut. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti ka theksuar se donacioni do të mundëson që mbetjet mjekësore të dërgohen për riciklim me zero potencial rreziku nga infeksionet mjekësore.

    “Kjo qasje e jona inovative vjen në kuadër të përpjekjeve të Institutit për qenë institucion që vepron në hap me rreziqet klimatike. Kjo zgjidhje i përgjigjet rreziqeve ekologjike dhe ndihmon në kontrollin e rreziqeve nga infeksionet”, deklaroi Memeti.

    Në pranim dorëzimin e donacionit ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ambasadori i Francës, Siril Baumgartner./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Stoltenbergut i zgjatet mandati në krye të NATO-s

    Lajmi i rradhës

    Trajkoviq: Vuçiqi instaloi në pushtet një mafi që për 10 vite punuan për kriminalizimin jo vetëm të veriut të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë