IShP me linjë telefonike për braktisje të duhanit

    Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se është hapur linjë telefonike, në të cilën duhanpirësit mund të këshillohen me njerëz profesionistë në qëllimin për braktisjen e duhanit. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 078 285 873, çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në ora 13:00, përcjell Nistori.

    “Qendra e Këshillimit për Braktisje të Duhanit. Nëse doni të lini duhanin, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një linjë telefonike këshillimi për t’ju mbështetur në procesin e lënies së duhanit. Profesionistët e kualifikuar do t’ju ofrojnë këshilla dhe strategji të personalizuara për të lënë duhanin me sukses. Linja do të jetë e disponueshme çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00. Telefononi: 078 285 873”, thuhet në njoftimin e IShP-së.

    Lajmi Paraprak

    Ngordhje masive e guaskave, autoritetet në Dibër heshtin

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë