IT programimi vazhdon të jetë profesioni më i paguar në RMV

    Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto mujore është 42 134 denarë, por në disa sektorë ka rroga më të larta e në disa tjera ka rroga mujore më të vogla.

    Rroga mesatare mujore më e lartë në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Programimi kompjuterik (97 404), Veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore dhe teknike (66 281), Hulumtimi dhe zhvillimi shkencor (62 885), Prodhimi produkteve bazë farmaceutike (61 750), etj.

    Në këtë periudhë, rroga më e ulët në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Veprimtari e sigurisë dhe të hetimit (23 234), Peshkimi dhe akuakultura (26 360), Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave (26 446), Prodhimi i koksit (27 769), Prodhimi i lëkurës (27 969), Prodhimi i veshjeve (28 339), Pyjet (29 319), etj.

    Në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 8.5 përqind, ndërsa rritja më e madhe kishte ndodhur në arte (11.5 %), informimi (10.7 %) dhe arsim (10.6 %).

    Lajmi Paraprak

    Identiteti nuk është trend, as modë seksuale

    Lajmi i rradhës

    Lëshohet rruga Kriva Pallankë – Stracin, nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë do të udhëtohet për 40 minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë