“Pandemia ka nxitur digjitalizimin në arsim dhe ne kemi përmirësuar sistemin tonë arsimor nga ky aspekt”

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dje në një fjalim në Universitetin e Tetovës theksoi rëndësinë e digjitalizimit në arsim dhe theksoi se opsioni më i mirë për mësim është prania fizike e nxënësve në shkolla.

    Komunikimi i drejtpërdrejtë mes mësuesit dhe nxënësit, theksoi Shaqiri, mundëson përvetësim më të mirë të materialit mësimor, kontroll më të madh mbi vetë nxënësit nga ana e mësimdhënësve dhe monitorim më të mirë të angazhimit të tyre, zbulim më të lehtë të atyre nxënësve që në një moment të caktuar kanë nevojë për më shumë mbështetje për pjesë e lëndës dhe një proces arsimor më cilësor në përgjithësi.

    “Pandemia ka vepruar si nxitëse e dixhitalizimit të arsimit dhe është mirë që ne kemi përmirësuar sistemin tonë arsimor nga ky aspekt”, tha ministri, duke shtuar se tani, nëse është e nevojshme, mund të kalojmë lehtësisht në mësimdhënien online.

    “Tashmë jemi të sigurt se mund ta bëjmë të mundur këtë, pikërisht sepse në periudhën e kaluar i jemi përkushtuar dixhitalizimit të sferës së arsimit”, përfundoi ministri.

    Lajmi Paraprak

    6 vakte të shëndetshme që fëmijët mund t’i marrin me vete në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Flisni me fëmijët, mos bërtitni e as mos i kërcënoni ato

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë