Italia kërkon ujë nga Shqipëria, publikohet plani 1 miliard euro për tubacion nënujor

    Mediat italiane kanë shpalosur së fundmi një plan për një tubacion që do të çojë ujë nga Shqipëria në një rajon të Italisë së jugut që vuan nga mungesa e ujit.

    Corriere Della Sera publikoi informacion mbi projektin, i cili parashikon transportimin e ujit nga Gjirokastra në Pulia përmes 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 kilometra tubacione tokësore. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 1 miliard euro.

    “Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballë kemi Shqipërisë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

    Nëse realizohet, projekti do të merrte katër vjet për t’u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Pulia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash.

    Mediat italiane raportojnë se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë.

    Sipas Corriere Della Sera, Italia do të përfitonte nga ky projekt pas krizës së thatësirës që ka prekur rajonin vitet e fundit. Megjithatë, edhe Shqipëria do të përfitonte nga vendet e punës që do të krijohen, të cilat mendohet të jenë rreth 8,000.

    Ndërkohë, në Tiranë, zona të mëdha të qytetit nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Nëse banorët nuk instalojnë depozita individuale uji, zakonisht në çati, uji është i disponueshëm vetëm disa orë në ditë.

    Qeveria shqiptare ende nuk ka komentuar mbi marrëveshjen.

    Lajmi Paraprak

    Sa shqetësuese është rritja e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë