Italia ndalon anglicizmat – gjoba të rënda për shkelësit

    Italia ndalon anglicizmat dhe parashikon për shkelësit gjoba të rënda deri në 100.000 euro.

    Partia në pushtet e Italisë ka propozuar një ligj për të ndaluar përdorimin e fjalëve anglisht në komunikimet zyrtare, duke kërcënuar me gjoba deri në 100,000 euro.

    Partia e djathtë nacionaliste “Vëllezërit e Italisë” prezantoi projektligjin, duke deklaruar se përhapja e anglishtes “e poshtëron dhe e dëmton” gjuhën italiane.

    Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

    Për t’u bërë ligj propozimi duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit.

    Projektligji për ndalimin e anglicizmave vjen pasi Italia ndaloi gjithashtu ushqimet e prodhuara në laborator për të mbrojtur trashëgiminë e saj agro-ushqimore. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Antivirusi rus nga lista e zezë e ShBA-së, në kompjuterët e institucioneve në rajon

    Lajmi i rradhës

    Ballkani, nën ripushtim të butë…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë