Delfinët refugjatë nga Ukraina argëtojnë fëmijët rumunë

    Në qytetin-port të Detit të Zi të Konstancës, trajnerët rumunë dhe ukrainas kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët në dashurinë për gjitarët e tyre, të cilët tani janë refugjatë nga lufta.


    Eva Leontiyeva, një trajnere ukrainase e delfinëve, duke performuar me dy delfinë në delfinariumin Konstanca në Konstancë, më 4 prill. Delfinët (Kiki, Maya, Marusia dhe Veterok) dhe luanët e detit (Aleks, Mary dhe Zosya), së bashku me trajnerët e tyre ukrainas, kanë gjetur shtëpinë e tyre të re në Rumani, ku tani ata sërish po argëtojnë fëmijët.
    1Eva Leontiyeva, një trajnere ukrainase e delfinëve, duke performuar me dy delfinë në delfinariumin Konstanca në Konstancë, më 4 prill.

    Delfinët (Kiki, Maya, Marusia dhe Veterok) dhe luanët e detit (Aleks, Mary dhe Zosya), së bashku me trajnerët e tyre ukrainas, kanë gjetur shtëpinë e tyre të re në Rumani, ku tani ata sërish po argëtojnë fëmijët.
    Vitin e kaluar, këta gjitarë, së bashku me trajnerët dhe mjekët e tyre, u detyruan që të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, për shkak të sulmeve ruse.
    2Vitin e kaluar, këta gjitarë, së bashku me trajnerët dhe mjekët e tyre, u detyruan që të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, për shkak të sulmeve ruse.
    Pavarësisht se në fillim kishte pengesa për shkak të gjuhës, trajnerët rumunë dhe ukrainas gjetën gjuhë të përbashkët në dashurinë e tyre për këta gjitarë. “Ne ja kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, flasim të njëjtën ‘gjuhë’. Është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur për delfinët tanë”, tha një prej trajnerëve.
    3Pavarësisht se në fillim kishte pengesa për shkak të gjuhës, trajnerët rumunë dhe ukrainas gjetën gjuhë të përbashkët në dashurinë e tyre për këta gjitarë. “Ne ja kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, flasim të njëjtën ‘gjuhë’. Është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur për delfinët tanë”, tha një prej trajnerëve.
    Trajneria ukrainase Sonia Chezghanova duke ndërvepruar me dy delfinë që janë në shtëpinë e tyre të re.
    4Trajneria ukrainase Sonia Chezghanova duke ndërvepruar me dy delfinë që janë në shtëpinë e tyre të re.
    Edhe pse Rumania pranoi aq sa mundi, edhe gjitarë të tjerë sikurse Zeus dhe Beauty, së bashku me trajnerët e tyre (që shihen në këtë fotografi të realizuar në shtator të vitit 2022) vazhdojnë të jenë në parkun në Ukrainë, që është dëmtuar nga bombardimet ruse.
    5Edhe pse Rumania pranoi aq sa mundi, edhe gjitarë të tjerë sikurse Zeus dhe Beauty, së bashku me trajnerët e tyre (që shihen në këtë fotografi të realizuar në shtator të vitit 2022) vazhdojnë të jenë në parkun në Ukrainë, që është dëmtuar nga bombardimet ruse.
    Entomologu Yuri Voytenko, 67 vjeç, duke luajtur me Zeusin përmes një dritareje nënujore, që është fortifikuar me thasë rëre.
    6Entomologu Yuri Voytenko, 67 vjeç, duke luajtur me Zeusin përmes një dritareje nënujore, që është fortifikuar me thasë rëre.
    Trajneri Volodyslav Lytnevskiy duke përkëdhelur balenën e quajtur Plombieres. Për shkak të madhësisë së tyre, dy balena të llojit beluga, nuk kanë mundur të evakuohen nga parku në Ukrainë.
    7Trajneri Volodyslav Lytnevskiy duke përkëdhelur balenën e quajtur Plombieres. Për shkak të madhësisë së tyre, dy balena të llojit beluga, nuk kanë mundur të evakuohen nga parku në Ukrainë.
    Trajneria Viktoria Litnevska duke puthur delfinin Zeus.
    8Trajneria Viktoria Litnevska duke puthur delfinin Zeus.
    Një delfin i vogël, i quajtur Dream, duke lozur me një top. Sipas trajnerëve të parkut, tre delfinët që kanë mbetur në Ukrainë nuk kanë mundur të evakuohen për shkak të moshës së tyre. Rusia po vazhdon sulmet e saj në Harkiv.

    9Një delfin i vogël, i quajtur Dream, duke lozur me një top. Sipas trajnerëve të parkut, tre delfinët që kanë mbetur në Ukrainë nuk kanë mundur të evakuohen për shkak të moshës së tyre.

    Rusia po vazhdon sulmet e saj në Harkiv. /REL/

    Lajmi Paraprak

    I papërgjegjshëm, një burrë lau kovën dhe furçën për ngjyrosje në liqenin e Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Çifti rus që u largua nga Rusia për jetën në det

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë