Ivana e thirri me ‘video call’ Stojançen dhe u hodh nga ballkoni

    Stojançe Jovanovski / Fotografia: SP, Metodi Zdravev

    Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Stojançe Jovanovskin, burrin e të ndjerës Ivana Stojanoska e cila më 2 mars bashkë me vajzën e saj gjashtë vjeçare u hodhën nga ballkoni i banesës ku banonin. Para trupin gjykues dhe para prokurorit, dëshmoi dëshmitari Martin Sazdov, mik i Stojançes dhe Ivanës, e i cili ishte prezent në vendngjarje.

    “Ditën kritike Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës. Erdhi policia por Ivana nga frika nuk guxonte të fliste para policëve. Policët i thanë Ivanës nëse edhe një herë denoncon, do të paditesh. U nisëm për në gjykatë dhe Stojançe përsëri në veturë nisi ta godasë Ivanën derisa ajo humbi ndjenjat”, deklaroi Martin Sazdov – Dëshmitar.

    • Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës
    • Policët i thanë Ivanës nëse denoncon edhe njëherë, do të paditesh
    • Stojançe rrahu Ivanën edhe në veturë derisa humbi ndjenjat

    Sazdov tha se që nga viti 2021 kur janë njohur, vazhdimisht e ka mbrojtur Ivanën nga dhuna dhe fyerjet e Stojançes. Madje një natë vonë, në afërsi të Shtipit, Stojançe e kishte hedhur atë dhe vajzën e saj nga vetura vetëm sepse Ivana kishte gabuar rrugën me aplikacion.

    “Morëm vajzën nga shkolla dhe Stojançe rrugës në veturë vazhdimisht shante Ivanën. I tha do të shkojmë në banesë dhe mblidhi plaçkat mos të të shoh më. Pasi shkuam, Ivana na tha ta lëmë pak vetëm për 5 minuta. E mbylli derën e ne zbritëm poshtë. Ajo e thirri Stojançen me video lidhje derisa qëndronte në ballkon. I thash Ivana mos bëj ndonjë çmenduri por ajo nuk dëgjoi dhe e mbylli telefonin. Papritmas dëgjuam një përplasje të fortë në tokë dhe vrapuam shpejt. Pash Ivanën të mbuluar me gjak”, tha Martin Sazdov – Dëshmitar.

    • Ivana mbylli derën e banesës
    • E thirri Stojançen me video thirrje dhe u hodh nga ballkoni

    Në seancë dëshmoi edhe Ivana Bellçeva e cila rastësisht në rrugë kishte parë Ivanën dhe Stojançen duke u grindur dhe kishte thirre policinë. Seanca vazhdon nesër me dëshmitarë të tjerë. Do të dëshmojë fqinja e Stojançes dhe mësuesja e Katjas. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” ShBA-ja do të largohet nga Lindja e Mesme

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut mbetet zorrë qorre e Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë