Ivanovska: KE-ja na vlerësoi si proaktiv në hapjen e një numri të madh të lëndëve

    Edhe në këtë raport të Komisionit Evropian për përparimin e vendit, sikur edhe paraprakisht, sërish shënohet përparim në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe vlerësohet se Komisioni Shtetëror për Luftë kundër Korrupsionit (KSHPK) është veçanërisht proaktiv në parandalimin e korrupsionit dhe hapjen e një numri të madh të lëndëve, duke i përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me nivel të lartë të zyrtarëve.

    Sipas Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së, ky është vërtetim direkt për arsyeshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra në periudhën e mëparshme dhe azhurnimin e Komisionit në këtë përbërje, e cila përmes punës së saj dhe përpjekjes për mirëkuptim të drejtë të parimeve dhe qeverisjes së të drejtës ka bërë një hap serioz në segmentin në të cilin punon.

    Me vlerësimin e tillë, potencon në konferencën e sotme për shtyp Ivanovska, KSHPK merr vërtetim direkt për punën e tij, por edhe nxitje plotësuese në përpjekjet të mbahet dhe përforcohet integriteti i institucionit edhe krahas përpjekjeve për diskreditim.

    Në raportin e KE-së është shënuar edhe sjellja e Strategjisë nacionale për luftë kundër korrupsionit, si dhe sigurimi i kushteve hapësinore për funksionim të Komisionit.

    Kryetarja e KSHPK-së potencoi se në raportin e KE-së citohet se duhet të vazhdohen, por edhe të përforcohen përpjekjet për mbajtje të institucioneve tjera relevante për luftë kundër korrupsionit, si dhe të vazhdojnë përpjekjet për funksionim më të mirë të këtij institucioni veçanërisht përmes sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për punësim të kuadrit profesional, si dhe zbatim deri në fund të Strategjisë nacionale nga ana e institucioneve shtetërore.

    Për këtë vit, informoi Ivanovska, në KSHPK janë parashikuar 16 punësime të reja, por në kërkesë të Ministrisë së Financave të korrigjohet plani, janë hequr dy vende pune, të cilat siç potencuan, do të arrijnë të sigurohen vitin e ardhshëm.

    Por, megjithatë, KSHPK-ja arrin të dorëzojë rezultate tërësisht të ndryshme nga e kaluara, edhe pse ka punuar në kushte tërësisht të njejta, sikur edhe komisionet paraprake.

    Ajo dërgoi porosi se raporti i KE-së për përparimin e vendit mbetet burim relevant për vlerësim të gjendjeve në vend, dhe prej këtu, ky vlerësim duhet të valorizohet jo vetëm si pranim të Komisionit, por edhe për përparimin e mëtutjeshëm të luftës së korrupsionit dhe ndeshjes së interesit në vend.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria pritet me fishkëllima në garën e boksit në Beograd

    Lajmi i rradhës

    AAA: Menduh Thaçi, politikan i dështuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë