Ivanovska: Prindërit bëjnë presion dhe intervenojnë për përmirësimin e notave të fëmijëve të tyre

    Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska nga sh.f. “26 Korriku” në Shkup njoftoi se kampanja “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet.

    Ivanovska tha se kampanja do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim që të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve.

    “Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat, thonë se kanë presion nga prindërit që gjithmonë të jenë të shkëlqyeshëm e kështu me radhë, për këtë vlerësojmë se është shumë me rëndësi të dinë ta ndërtojnë vlera në vetvete, të mos mësojnë për nota, por për dituri dhe nga ata tutje të dalin profesionistë që sot ta ndërtojnë këtë shoqëri”, tha mes tjerash Ivanovska.

    Lajmi Paraprak

    Angelov: Pa çizmen e zjarrfikësit, nuk mund të shuhen zjarret

    Lajmi i rradhës

    OKB: Mbi 123 mijë palestinezë të zhvendosur brenda Gazës, pas bombardimeve izraelite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë