Ja çka duhet të parashikojë Ligji i ri për përmbarim

    Ligji i ri për përmbarim duhet të parashikojë kontroll më të madh mbi punën e përmbaruesve.

    Zëvendës Avokati i Popullit, Jovan Andonovski, thotë se çdo vit po rritet numri i qytetarëve që ankohen se kanë marrë vendim përmbarimi joadekuat.

    Ankesat më të shpeshta të qytetarëve janë se janë informuar me vonesë se janë dhënë në përmbarues, se kanë pasur një borxh të vjetërsuar, për shumën e borxhit që duhet të paguajnë, për kamatat e grumbulluara ndaj tyre.

    “Duhet të forcohet kontrolli dhe mbikëqyrja mbi zyrat e përmbarimit. Kjo është arsyeja pse ekziston Oda e Përmbaruesve, prandaj ekziston Ministria e Drejtësisë që ka autoritet të drejtpërdrejtë për të kontrolluar punën e përmbaruesve, por pavarësisht ankesave të shumta që qytetarët i parashtrojnë Odës dhe Ministrisë, për fat të keq nuk kemi informacion se një përmbaruesi është gjobitur ose i është hequr licenca për punë të pakujdesshme ose joprofesionale”, u shpreh Jovan Andonovski – Zëvendës Avokati i Popullit.

    Përmbaruesi Gordan Stankoviq nuk pret ndryshime thelbësore në ligj. Ai ka propozim, një risi më domethënëse të jetë vendosja e një llogarie të posaçme për qytetarët që marrin ndihmë sociale ose të tjera financiare nga shteti. Të gjitha me qëllim që paratë të mos tërhiqen nga përmbaruesit.

    “Momentalisht po e shmangim atë situatë në mënyrë që qytetari t’i paraqesë përmbaruesit një dokument përkatës se është përfitues i  ndihmës së tillë dhe në një rast të tillë zhbllokohet llogaria nëse është bllokuar”, tha Gordan Stankoviq – përmbarues.

    Aktivistët që prej vitesh kundërshtojnë mënyrën e punës së përmbaruesve vazhdojnë të kërkojnë kthimin e tyre në gjykata. Ka pasur disa tentativa për ndryshimin e rregullave të funksionimit të kësaj fushe, por OJQ-të pretendojnë se për llogaritë mbi 20 vjet të vjetra ende aplikohen norma të larta interesi.

    Lajmi Paraprak

    Bashkësia e Tarikateve të Kosovës është pro LGBT dhe pro barazisë

    Lajmi i rradhës

    RMV, shënon rritje imuniteti kolektiv kundër Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë