Ja nga sa vota kanë marrë kandidatët shqiptarë për president

    Tani, në zgjedhjet e vitit 2024, shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e BDI-së dhe Arben Taravarin e koalicionit VLEN. LSDM garon sërish me Stevo Pendarovskin, ndërkohë që VMRO garon me Gordana SIljanovskën, kandidaten e njëjtë që humbi në zgjedhjet e vitit 2020. Në garë është futur edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ai i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, si dhe Biljana Vankovska e Levicës.

    I ndjeri Muharrem Nexhipi është kandidati i parë shqiptar për president që ka fituar numër rekord të votave në historinë e zgjedhjeve në Maqedoni. Për 20 vite me radhë, asnjë kandidat tjetër shqiptar nuk ka arritur të kalojë numrin e votave që mori Nexhipi që në zgjedhjet e vitit 1999 garoi nga radhët e PDSH-së. Ai arriti të fitojë 155.978 vota shqiptare. Atëkohë, president i Maqedonisë u zgjodh Boris Trajkovski i VMRO-DPMNE-së që në raundin e dytë fitoi 582.808 vota, ndërsa Tito Petkovski i LSDM-së mori 513.614 vota, shkruan gazeta Koha.

    Muharrem Nexhipi madje kishte fituar më shumë vota se Stojan Andovi i Partisë Liberale me 111.982 vota. Kandidat i PPD-së ndërkohë ishte Muhamed Halili që fitoi 45.731 vota. Në zgjedhjet e vitit 2004, Gëzim Ostreni i BDI-së mori 134.208 vota, ndërsa Zudi Xhelili 78.714.

    President shteti në 2004 u zgjodh Branko Cërvenkovski me 550.317 vota kundrejt Sashko Kedevit të VMRO-së që mori 329.179 vota. Cërvenkovski në raundin e dytë u mbështet nga partneri i koalicionit qeveritar BDI.

    Në vitin 2009, në zgjedhjet Presidenciale, Imer Selmani nga Demokracia e Re mori 147.547 vota, i pasuar nga Agron Buxhaku i BDI-së me 73.629 dhe Mirushe Hoxha me 30.225 vota.

    Në 2009, vota të pastra shqiptare ishin rreth 230.000, që u cilësua si rekord i daljes së votuesve shqiptarë, potencial ky që sikur të ishte i unifikuar, me gjasë kandidati shqiptarë do të futej në garë edhe rrethin e dytë. Megjithatë, këtë vit, mandatin e presidentit të Maqedonisë e fitoi presidenti Gjorge Ivanov, i cili fitoi 453.616 vota në raundin e dytë, duke e lënë pas Lubomir Fërçkovskin e LSDM-së me 264.828 vota, raporton KOHA.

    Në zgjedhjet e vitit 2014, VMRO-DPMNE sërish e kandidatoi Ivanovin për president, ndërsa fitoi një mandat të dytë me 534.910 vota kundrejt Stevo Pendarovskit të LSDM-së që atëkohë fitoi 398.077 vota.

    Lajmi Paraprak

    IShP: pesëdhjetë raste të reja me kollën e keqe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Osmani: pa ndryshime kushtetuese, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë Qeveri të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë