Ja si u bë kërcënimi për bomba në disa shkolla të Shkupit

    Alarme të reja për bomba në 9 shkolla të Shkupit. Nxënësit dhe punonjësit e shkollave janë evakuuar menjëherë dhe nga ana e policisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

    “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov”dhe Cvetan Dimov”, janë vetëm disa prej shkollave që sot rreth orës 14:00 kanë pranuar këto porosi në email adresat. Drejtori i shkollës së mesme Cvetan Dimov, Visar Durak tha se në përmbajtjen e shkurtër kërcënuese mes tjerash thuhej se “ka ardhur koha të ju hakmerremi”.

    “Sot rastësisht kam qenë në vend të punës ku e kam lexuar emailin, ka qenë ora 14:11 minuta, ku menjëherë është procesuar në polici dhe i kemi marrë kahjet dhe instrukcionet se si duhet të veprojmë. Në afat prej dikund 3 minutave i kemi evakuuar të gjithë nxënësit, të gjithë të punësuarit, profesorët dhe policia tash është duke i kryer kontrollet. Tek emaili shkruhet se ka ardhur koha të ju hakmerremi, nëpër shkollat janë vendosur shumë bomba”, tha Visar Durak, Drejtori i Shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.

    Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se po bëhen hetimet për alarmet e bombave, ndërsa policia tashmë i posedon informacionet e para se prej ku janë dërguar postat elektronike që shkollat kanë pranuar ditën e djeshme .

    “Më e rëndësishmja është që të arrijmë të zbulojmë të gjitha IP adresat prej ku vjen ky akt monstruoz, pa dallim nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik mbi Maqedoninë e Veriut ose për lojëra politike, si një prej supozimeve. Pa dallim se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejojë që të luaj me fatin e fëmijëve dhe të gjithë ne. Kjo është një temë e ndjeshme dhe vlerësoj se pa marrë parasysh se kush i porosit të gjitha këto, duhet të kihet në mendje se nuk mund bëhen lojëra me sistemin dhe qytetarët”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

    Edhe gjatë ditës së djeshme tetë shkolla kanë pranuar në postat elektronike me alarm për bomba, por që të gjitha rezultuan të rrejshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SHTETËSIA | ASh: Sa kërkesa për shtetësi kanë mbetur në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare?!

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Kuvendit i duhet Rregullore e re për punë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë