Jabllanica një thesar natyror që po synohet të shpallet zonë e mbrojtur

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë studim për valorizimin e vlerave natyrore të Jabllanicës, si hap i parë në procesin e shpalljes së tij zonë e mbrojtur. Mali i Jabllanicës është një thesar natyror me vlerë të jashtëzakonshme biologjike dhe gjeologjike. Është tashmë pjesë e Rrjetit Kombëtar të Smeraldit të Zonave me Rëndësi të Veçantë për Ruajtjen e Natyrës dhe është identifikuar si zonë potenciale e ardhshme në rrjetin Natura 2000.

    Shpallja e një zone të mbrojtur do të mundësojë mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të saj afatgjatë si një nga rajonet natyrore më të vlefshme në vend.

    Studimi do të krijojë një bazë të dhënash mbi biodiversitetin, gjeodiversitetin, habitatet, hidrologjinë dhe elementë të tjerë natyrorë të masivit, do të kryhen kërkime në terren dhe përpunim GIS i të dhënave me rëndësi kombëtare dhe të BE-së, si dhe do të organizohen dy takime konsultimi publik.

    Iniciativa për shpalljen e Jabllanicës zonë e mbrojtur u paraqit nga komunat e Strugës dhe Vevçanit, bashkësitë lokale dhe sektori joqeveritar. Në vitin 2023, Ministria e Mjedisit financoi dhe përgatiti një studim socio-ekonomik për të shpallur malin e Jabllanicës zonë të mbrojtur, pra park kombëtar, siç është pjesa e Jabllanicës në Shqipëri, e shpallur në vitin 2008.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski i ‘vuri’ katër punës së qeverisë dhe u kërkoi qytetarëve durim për luftën ndaj korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë