Jadrovski: Diskriminim për shqipen në Idrizovë

    Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi vlerëson se ka diskriminim në shkollën “Njegosh” të Jurumlerit, Komuna e Gazi Babës kur bëhet fjalë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë.

    Sipas kryetarit të diskriminimit, Igor Jadroski në këtë rast është shkelur e drejta e fëmijëve shqiptarë për tu arsimuar në gjuhën e tyre amtare. Jadroski tha se tashmë i janë dhënë udhëzime komunës për tejkalimin e këtij diskriminimi.

    Ndërkohë, nxënësit shqiptarë të Idrizovës nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë vazhdojnë të bredhin nga shkolla në shkollë për të mësuar shqip për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” u pamundësohet një e drejtë e tillë.

    “Këtu kemi konfirmuar diskriminim në qasjen e procesit mësimor për 10 nxënës në bazë të përkatësisë etnike dhe gjuhës sepse nuk u mundësua që pas përfundimit të klasës së pestë, nga e gjashta deri të nëntën të ndjekin mësimin shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri. Ajo që është pozitive në këtë rast është se kemi dhënë udhëzime si të tejkalohet problem dhe para dorëzimit dhe përgatitjes të vet mendimit ne morëm një përgjigje gjithëpërfshirëse nga ana e komunës se është miratuar vendim, është formuar paralele për 10 nxënësit për këtë vit shkollor të cilët do ta vazhdojnë klasën e gjashtë në gjuhën shqipe dhe është marr pëlqim nga Ministria e Financave”, deklaroi Igior Jadroski, Komisioni kundër diskriminimit. 

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: për shkarkimin e ministrave, LSDM do të votojë në përputhje me qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Autostrada Kërçovë-Ohër – 9 milionë euro për një kilometër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë