Jakovlevska: Maqedonia duhet të reagojë njëjtë si Shqipëria apo Kroacia në çështjen Kosovë – Serbi

    Jakovlevska: Për mua ngjarja në Banjskë nuk është e papritur, kam frikë se nuk do të jetë e fundit

    Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se ngjarja në Banjskë nuk ishte e papritur për të, përcjell Nistori.

    Ajo theksoi se ka frikë se mund të mos jetë e fundit.

    “Situata është shumë komplekse, jo vetëm në marrëdhënie, por edhe në vetë Serbinë. Qëllimi i disa forcave të jashtme, të cilat janë të rëndësishme për të larguar vëmendjen e Perëndimit nga Rusia dhe Ukraina, është arritur dhe tani e gjithë bota po merret me Serbinë dhe Kosovën”, thotë Jakovlevska.

    Jakovlevska: Maqedonia po qëndron keq në situatë Kosovë-Serbi, duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia

    Ish-korrespondentja nga Beogradi, tha se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia.

    “Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska.

    Jakovlevska: Jemi tmerrësisht të ndjeshëm ndaj propagandës serbe dhe budallallëqeve që ofron Vuçiq

    Jakovlevska theksoi se Maqedonia është shumë e ndjeshme ndaj propagandës serbe.

    “Mbi 75 për qind e lajmeve që hyjnë në Maqedoni janë nga Rusia, të cilat na vijnë përmes Beogradit. Jemi tmerrësisht të ndjeshëm ndaj propagandës serbe si dhe budallallëqeve të tjera që na ofron Vuçiq”, tha Jakovlevska.

    Jakovlevska: Radojçiq është kriminel i kalibrit të lartë, ai e mban drogën!

    Jakovlevska, deklaroi se Milan Radoiçiq, të cilin autoritetet e Prishtinës e kanë etiketuar si lider të “grupit terrorist” dhe cili nga autoritetet në Serbi akuzohet për disa krime në lidhje me ngjarjet në Banjskë është një kriminel i kalibrit të lartë. Sipas saj, ai mban drogën.

    “Radojcic merr fonde fitimprurëse direkt nga Vuçiq, në ndërtimtari në Serbi”, ka shtuar Jakovlevska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Politika anashkalon ekspertët nga “reforma” në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Angelov: Pa çizmen e zjarrfikësit, nuk mund të shuhen zjarret

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë