Janë arrestuar 17 persona të dyshuar në lidhje me zjarret

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar 17 persona pasi dyshohen se kanë shkaktuar zjarre në vend.

    “Është e saktë se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar nga pakujdesia e personave të caktuar dhe pikërisht për këtë duhet të kemi përgjegjësi më serioze – deri tani MPB-ja ka arrestuar 17 persona, në polici janë thirr edhe 16 persona të tjerë, kemi parashtruar 3 kallëzime penale dhe 2 kundërvajtje”.

    “Ende punohet në pjesën më të mirë të këtyre rasteve dhe sapo të përfundojë tërë procedura, do të parashtrohen kallëzime përkatëse. Procedura udhëhiqet në koordinim me prokurorin publik dhe nga atje merren udhëzimet në raport me kualifikimin e veprës penale”, tha Spasovski.

    Përndryshe, vendi tani e disa javë është në flakë. Për momentin aktive janë katër vatra të zjarrit, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza në paraqitjen para mediave në ora 17:00.

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit shpëtoi vendin nga tragjedi të mundshme

    Lajmi i rradhës

    Sa e rrezikshme është të mos e ndërroni kurrë jastëkun tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë