Janë nxjerrë dëshmi materiale në lëndën “Shkallët spanjolle”

    Dëshmitë materiale kundër të akuzuarve në lëndën “Shkallët spanjolle” ndaj të cilave Prokuroria e bazon aktakuzën dhe kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për marrëveshjet për shitjen e tokës shtetërore në qendër të Shkupit, janë nxjerrë në seancën e sotme për lëndën në të cilën akuzohen ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe disa nëpunës nga kjo Ministri, përcjell Nistori.

    Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç ish-ministrit Janakieski, akuzohen edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smiljanova.

    Ata akuzohen se me shitje të paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Qeveria mundohet të mbrojë fajtorët e aksidentit të autobusit në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    MBIKËQYRET SITUATA ME OMICRON-in | Nuk ka mbyllje kufijsh dhe masa të reja në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë