MBIKËQYRET SITUATA ME OMICRON-in | Nuk ka mbyllje kufijsh dhe masa të reja në RMV

    Edhe pse disa shtete europiane kanë ndërmarrë disa masa shtesë, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot para medias tha se vendi ende u përmbahet masave aktuale, gjë që e konkludua edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell Nistori.

    Ai ndau informacionet nga OBSH për mutacionin e ri të Omicron, për të cilin ata thonë se mund të transmetohet më lehtë, megjithëse disa ekspertë thonë se ka ende mungesë të dhënash dhe se shkalla e transmetueshmërisë mendohet të jetë e ngjashme me llojin Delta.

    “Besoj se kufizimi në lidhje me mbylljen e kufijve, si dhe karantina për udhëtarët që vijnë nga vende të caktuara nuk do të funksionojë. Ne kemi parë deri tani se kur shfaqet një lloj i ri, ai nuk mund të parandalohet dhe të kufizohet në asnjë territor kudo në botë. Është e qartë se sforcimet do të vazhdojnë të ndodhin, ndaj ne mbetemi me këto masa që i konsiderojmë të mirë-projektuara”, tha ministri.

    Ai theksoi se personat që duan të udhëtojnë mund ta bëjnë këtë si më parë për të treguar test PCR negativ dhe certifikatën e vaksinimit për hyrje dhe e njëjta gjë vlen edhe për daljen, e cila mbron vendet përreth. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Janë nxjerrë dëshmi materiale në lëndën “Shkallët spanjolle”

    Lajmi i rradhës

    Përmbyten disa shtëpi në Kërçovë për shkak të reshjeve të dendura të shiut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë