Janet Yellen bën thirrje për më shumë presion financiar ndaj Kremlinit

    Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen raportohet se do të anashkalojë seancat e takimit të ministrave të Financave të G20-së të kësaj jave në shenjë proteste ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

    Yellen pritet gjithashtu të lobojë te Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe anëtarët e Bankës Botërore për të rritur presionin financiar ndaj Moskës si hakmarrje për agresionin e tyre të vazhdueshëm, raporton BBC.

    Në komentet javën e kaluar, Yellen dënoi “sulmin e paprovokuar të Vladimir Putin ndaj Ukrainës”.

    “Derisa Putini të përfundojë luftën e tij të tmerrshme të zgjedhjes, administrata Biden do të punojë me partnerët tanë për ta shtyrë Rusinë më tej drejt izolimit ekonomik, financiar dhe strategjik”, tha ajo.

    Vërejtjet e saj i bëjnë jehonë asaj të presidentit Joe Biden, i cili ka thënë se Rusia duhet të përjashtohet nga G20-ta dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

    Yellen do të mbledhë një panel për të diskutuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj një krize të sigurisë ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus.

    Lajmi Paraprak

    Blerja e Milanit pritet të shkaktojë krizë te Interi

    Lajmi i rradhës

    Ademi: Opozita ka për qëllim të nxitë tensione ndëretnike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë