Janevska: 17 mijë nxënës më pak dhe 7 mijë studentë më pak në shtatë vitet e fundit

    Për shtatë vite ka pasur 17 mijë nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për shtatë mijë, tha ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

    Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe parandalimit të emigrimit të studentëve, Janevska tha se është në proces të përgatitjes së ligjit të ri për arsimin e lartë, i cili, sipas saj, do t’u sigurojë studentëve kushte më të mira dhe më shumë përfitime.

    Ministria aktualisht është duke bërë një anketë të të diplomuarve në vitin akademik 2022/23, e cila do të tregonte se sa kohë u duhet për të gjetur punësim pas diplomimit, nëse janë të kënaqur me të ardhurat e tyre dhe sa të zbatueshme janë njohuritë dhe aftësitë e fituara në vendin e punës.

    “Një analizë e përgjithshme që do të na mundësojë t’i qasemi më tej reformave të caktuara në arsim, së pari rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe modernizimin e programeve të studimit”, tha ministrja Janevska.

    Lajmi Paraprak

    “Përmbajtja” në OKB: izolim apo strategji?

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pagës minimale e zorshme pa subvencione!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë