Japoni | Vendimi pas gjendjes së jashtëzakonshme, Lojërat Olimpike pa spektatorë

    Lojërat Olimpike të Tokios që pritet të nisin brenda dy javësh, pas një shtyrjeje për shkak të pandemisë, do të mbahen pa spektatorë.

    Lajmin e dha guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike pas takimit me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe organizatorët japonezë të enjten.

    Ndalimi erdhi disa orë pas shpalljes së një gjendjeje të jashtëzakonshme në kryeqytet duke filluar nga e hëna, nga kryeministri japonez, Yoshide Suga për të frenuar rritjen e rasteve me COVID-19.

    Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach mbërriti në Tokio të enjten vetëm disa orë para se të njoftoheshin masat e reja.

    Ai do të kalojë tre ditë në vetë izolim në hotelin me pesë yje që strehon anëtarët e Komitetit Olimpik.

    Japonia është prapa disa vendeve për sa i takon vaksinimit.

    Lajmi Paraprak

    Si të ushqehemi gjatë shtatzanisë në stinën e verës

    Lajmi i rradhës

    ‘Mbrojti me ligj personat nën 18 vjeç nga përmbajtjet LGBT’ | PE kërkon veprime ligjore ndaj Hungarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë