Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

    Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, për të ndihmuar në rimëkëmbje ekonomike.

    Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë më 30 shtator dhe kufizimet për koronavirus do të hiqen gradualisht “në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë, pavarësisht prezencës së virusit”.

    Suga ka thënë se qeveria do të krijojë më shumë qendra të përkohshme për koronavirus dhe do të vazhdojë procesin e vaksinimit, si përgatitje për ndonjë shpërthim të ri në të ardhmen.

    Ai ka shtuar se autoritetet janë duke punuar edhe për pasaportat e vaksinës dhe teste për koronavirus.

    Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni, e shpallur në muajin prill, është zgjatur disa herë.

    Gjendja e jashtëzakonshme ka përfshirë kërkesa për restorantet dhe baret që të zvogëlojnë orarin e punës dhe të mos shërbejnë alkool.

    Guvernatorët në Tokio, Osaka, Hyogo dhe Kyoto kanë thënë se planifikojnë të zbatojnë këto kërkesa, teksa monitorojnë me kujdes situatën me virus.

    Japonia ka arritur të shmangë masa më të rrepta kufizuese, derisa nga shpërthimi i pandemisë ka regjistruar rreth 1.69 milion raste të infektimit dhe mbi 17.5000 viktima.

    Japonia ka mbajtur Lojërat Olimpike Veriore, në kohën sa ka qenë duke zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone.

    Megjithatë, shifrat ditore të infektimit tani janë duke rënë./REL/

    Lajmi Paraprak

    Ndaloni njoftimet e rrjeteve sociale për një javë dhe shihni rezultat në jetën tuaj!

    Lajmi i rradhës

    Kush do të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë