Japonia po përballet me një krizë demence – a mund të ndihmojë teknologjia?

    Më shumë se 18 mijë të moshuar me demencë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u shpallën të zhdukur në Japoni vitin e kaluar, ndërsa gati 500 prej tyre u gjetën të vdekur.

    Autoritetet thonë se këto raste janë dyfishuar që nga viti 2012, në një kohë kur personat mbi 65 vjeç përbëjnë pothuajse 30% të popullsisë.

    Qeveria paralajmëron se kostot e kujdesit për demencën mund të arrijnë në 14 trilionë jen (rreth 77 miliardë euro) deri në vitin 2030 dhe po i drejtohet teknologjisë për të përballuar krizën.

    Në shumë qytete po përdoren pajisje GPS dhe sisteme komunitare që ndihmojnë në gjetjen e personave të humbur brenda pak orësh.

    Ndërkohë, kompani dhe universitete po zhvillojnë robotë dhe mjete AI që zbulojnë shenjat e hershme të demencës dhe ndihmojnë në kujdesin ditor.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se teknologjia duhet të plotësojë, e jo të zëvendësojë lidhjen njerëzore, e cila mbetet thelbësore për mirëqenien e të moshuarve. 

    Lajmi Paraprak

    Këshilli i BE-së e fut Kosovën në listën e vendeve të sigurta në legjislacionin për azilkërkuesit

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, mosrespektimi i protokolleve në QKUK rrit infeksionet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë