Jepte certifikata të rreme për ISO standarde, policia financiare paraqet kallëzim penal

    Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër një personi, i cili dyshohet se ka ndarë certifikata të rreme për ISO standardet.

    “Policia financiare ka paraqitur kallëzim penal për një person në cilësinë e bashkëpronarit dhe udhëheqës i Shoqërisë për kontroll teknik dhe certifikim Euro Cert DOO import – ekport Shkup – në likuidim për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale Falsifikimi i dokumenteve sipas nenit 378 paragrafi 1 dhe Mashtrim sipas nenit 247 paragrafi 1 a të Kodit Penal të RMV-së”, thuhet në njoftimin e Policisë financiare.

    I paraqituri, thuhet më tej, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie dhe mundësi të përhershme nga viti 2017 deri në vitin 2021, në Shkup, ka përgatitur certifikata false për ISO Standardet, Sistemi i menaxhimit të cilësisë, Sistemi për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Sistemi për mbrojtje shëndetësore dhe siguri në punë me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete, duke mashtruar disa persona juridikë duke i paraqitur në mënyrë të rreme si të vërtetë, ndërsa i njëjti ka qenë i vetëdijshëm dhe e ka ditur se bashkëpunimi i tij me personin juridik të huaj ishte ndërprerë dhe gjatë përgatitjes së certifikatave me shkrim është përdorur logoja e personit juridik të huaj me konstrukt monetar të paligjshëm.

    “I denoncuari ka ditur dhe ka ka qenë i vetëdijshëm se certifikatat e përgatitura të standardeve ISO janë false dhe me përmbajtje të pavërtetë, ua ka dhënë disa personave juridikë për t’i përdorur si të vërteta, për të cilat me veprime të tilla i kallëzuari ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 6.179.272 denarë”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    21 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët qeveritare ndërmjet RMV-së dhe Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Irani shqipton dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë