JETA ME STRES KËRKON RELAKS! Hapen disa sallone për masazhë në Dibër

    Kohëve të fundit në Dibër për herë të parë janë hapur sallone për masazh. Është një dukuri e cila me shumë skepticizëm është pritur mes dibranëve meqë deri vonë as standardi por as tradita nuk kanë përcaktuar një aktivitet të këtillë në qytet. Por kohët ndryshojnë dhe popullata sidomos ata me standard më të lart kanë mundësuar vetvetes që të shfrytëzojnë për trupin e tyre edhe masazhe. Moshat të ndryshme edhe sipas mjekëve kanë nevojë për tretman, masazh, prandaj edhe interesimi për hapjen e salloneve për masazh është në rritje.

    Masazhe të ndryshme deri tani kur është në pyetje komuna e Dibrës, bëheshin për shkaqe shëndetësore vetëm në Banjat e Dibrës-Capa. Bëhet fjalë për masazhe të përcaktuara nga mjeku. Banjat e Dibrës Capa janë një institucion edhe shëndetësor dhe për masazh përdorin tretmane të ndryshme duke shfrytëzuar ujin, baltën etj. Por rritja e interesit për masazhe sidomos tek personat të cilët kanë probleme shëndetësore, kanë mundësuar edhe hapjen e salloneve private në Dibër. Vetëm për një kohë të shkurtër janë hap 2 sallone për masazh. Duke marrë parasysh se gjatë funksionimit të fakultetit të medicinës dega fizioterapi e Universitetit të Tetovës, ka prodhuar edhe fizioterapistë të suksesshëm, dhe në sallonet aktuale të masazhës ka kuadro speciale.

    Në bisedën që patëm me pronarët të salloneve për masazh u informuam se kryesisht fizioterapistët dhe masazher, janë femra të cilat kanë përfunduar studimet me sukses dhe që ofrojnë kushte dhe shërbime të nivelit të lartë. Duke biseduar me një nga pronarët e një salloni për masazh në Dibër u informuam se klientë janë kryesisht persona të cilët masazhën e kryejnë me udhëzime nga mjeku, por ka edhe të tillë të cilët masazhet i kryejnë për relaks. Po i njëjti burim thotë se ka një interes të theksuar sidomos tek femrat për të vizituara këto sallone. Nga dita në ditë rritet numri dhe klientët janë të moshave të ndryshme. Ata që në sallon vijnë me udhëzime mjekësore trajtohen sipas udhëzimeve në fjalë. Por ka klient të cilët masazhet i shfrytëzojnë për një relaks trupor. Një nga klientët me të cilët biseduam, tha se sot jetojmë një jetë dinamike. Dinamika sjell strese dhe pse jo të mos bëjmë një masazh për relaks. “Jam e punësuar në një institucion në Dibër, kam mbi 40 vite dhe streset i tejkaloj me një relaks këtu në sallon”, thotë dibrania M.T

    Kur është në pyetje hapja e salloneve për masazh, të theksojmë se të tre sallonet që kanë filluar të funksionojnë në Dibër kanë kushte shumë të mira. Pronarët të cilët janë femra, thonë se kanë investuar shumë për të kompletuar sallonet me qëllim që ata të jenë të standardeve të larta. Tani gjatë sezonit vero pothuajse është dyfishuar numri i klientëve të cilët marrin shërbime në sallonet për masazh. Ka shumë femra nga diaspora sidomos të moshave të mesme të cilat shpesh herë gjatë qëndrimit në vendlindje vizitojnë këtë sallon. Është për të theksuar edhe faktin se çmimet janë korrekte por që për vet pronarët plotësojnë aspektin material të punës. Ditëve të fundit janë vërejtur klientë në këta sallone edhe nga disa qytet kufitare të Shqipërisë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Vuçiç: Nëse Zelensky njeh Kosovën do të ishte goditje e madhe për Beogradin!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria në “qorrsokak”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë